AKTUALE

Rama kundër zgjedhjeve të parakohshme, Basha zbulon ç’do të bëjë opozita

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është takuar sot me delegacionin e Komisionit të Venecias që ka mbërritur për të dhënë opinion mbi emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Për mediat, Basha ka thënë se institucionet e vendit nuk po funksionojnë dhe ky është një shqetësim që e ka ngritur tek përfaqësuesit e Venecias.

Ndërkaq, Basha ka shtuar se takimi me Komisionin i Venecias ka qenë i frytshëm pasi atyre iu bë i njohur kolapsi ku ndodhet Shqipëria.

‘’Takimi me ekspertët ishte shumë i frytshëm. Shqipëria është në krizë të thellë kushtetuese. Shenjat janë lëvizjet e javëve të fundit që nuk pret as Komisionin e Venecias por çon për miratim akte të tjera që kapin kushtetetuën. Gjithçka në këtë vend kontrollohet nga një grusht njerëzish. Rruga e daljes është e qartë. Të kthehet legjitimiteti i institucioneve. Kjo është zgjedhja sot para shqiptarëve”, tha Basha, ndërkohë që u pyet se cili do të jetë reagimi i mëtejshëm i opozitës, sa kohë që Rama është shprehur kundër mbajtjes së z..

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është takuar sot me delegacionin e Komisionit të Venecias që ka mbërritur për të dhënë opinion mbi emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Për mediat, Basha ka thënë se institucionet e vendit nuk po funksionojnë dhe ky është një shqetësim që e ka ngritur tek përfaqësuesit e Venecias.

Ndërkaq, Basha ka shtuar se takimi me Komisionin i Venecias ka qenë i frytshëm pasi atyre iu bë i njohur kolapsi ku ndodhet Shqipëria.

‘’Takimi me ekspertët ishte shumë i frytshëm. Shqipëria është në krizë të thellë kushtetuese. Shenjat janë lëvizjet e javëve të fundit që nuk pret as Komisionin e Venecias por çon për miratim akte të tjera që kapin kushtetetuën. Gjithçka në këtë vend kontrollohet nga një grusht njerëzish. Rruga e daljes është e qartë. Të kthehet legjitimiteti i institucioneve. Kjo është zgjedhja sot para shqiptarëve”, tha Basha, ndërkohë që u pyet se cili do të jetë reagimi i mëtejshëm i opozitës, sa kohë që Rama është shprehur kundër mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.

‘’Ne sakrifikuam gjithçka për t’i hapur rrugën një zgjidhjeje politike për shqiptarët. Nëse pala tjetër do të vazhdojë që të përdor krimin e organizuar, atëherë opozita së bashku me qytetarët do të marrin vendimin e duhur për t’u përballur me këtë grusht njerëzish që kemi përballë”, u shpreh Basha në fjalën e tij.

The post Rama kundër zgjedhjeve të parakohshme, Basha zbulon ç’do të bëjë opozita appeared first on Zonë E Lirë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJME ME TE LEXUARA

To Top