KOSOVA

“Nexhmije Hoxha paguhet nga gazetarët për të dhënë intervista…”, gazetari plas “bombën” (VIDEO)

Në emisionin “Shqipëria live” të kësaj të enjteje në Top Channel pati një përplasje të fortë mes gazetarit dhe shkrimtarit Agim Baçi dhe ish kryetarit të Partisë Komuniste të Tiranës Muharrem Xhafa.

Dhe në qendër të debatit ishte botimi i librit nostalgjik të Nexhmije Hoxhës, e veja e diktatorit Enver Hoxha, e cila në moshën 99 vjeçare ka botuar kujtimet e saj në një libër me titullin e thjeshtë dhe simbolik njëherësh: “Përjetime dhe meditime në jetën time politike”.

Por, për Agim Baçin, Nexhmije Hoxha paguhet nga gazetarët që ta marrin në intervistë, ndërsa la të hapur debatin, nëse botimi është për qëllime fitime, apo ka sinqeritet të asaj se çfarë ka ndodhur në vite me të dhe udhëheqësit e tjerë komunistë.

Për Agim Baçin, libri i saj është njëkohësisht edhe një dështim i thellë i gjithë shoqërisë shqiptare, që në këto 30 vite nuk mundi të ishte e qartë në ndëshkimin e krimeve të periudhës së komunizmit. Jo për të bërë Nexhmijen të pendohet, pasi ajo dhe shumë të tjerë si ajo që k..

Në emisionin “Shqipëria live” të kësaj të enjteje në Top Channel pati një përplasje të fortë mes gazetarit dhe shkrimtarit Agim Baçi dhe ish kryetarit të Partisë Komuniste të Tiranës Muharrem Xhafa.

Dhe në qendër të debatit ishte botimi i librit nostalgjik të Nexhmije Hoxhës, e veja e diktatorit Enver Hoxha, e cila në moshën 99 vjeçare ka botuar kujtimet e saj në një libër me titullin e thjeshtë dhe simbolik njëherësh: “Përjetime dhe meditime në jetën time politike”.

Por, për Agim Baçin, Nexhmije Hoxha paguhet nga gazetarët që ta marrin në intervistë, ndërsa la të hapur debatin, nëse botimi është për qëllime fitime, apo ka sinqeritet të asaj se çfarë ka ndodhur në vite me të dhe udhëheqësit e tjerë komunistë.

Për Agim Baçin, libri i saj është njëkohësisht edhe një dështim i thellë i gjithë shoqërisë shqiptare, që në këto 30 vite nuk mundi të ishte e qartë në ndëshkimin e krimeve të periudhës së komunizmit. Jo për të bërë Nexhmijen të pendohet, pasi ajo dhe shumë të tjerë si ajo që kanë shkruar kujtime në këto vite, kanë treguar se ato krime i kanë krenari dhe jo thjesht një proces burokratik të kohës.

Këto krime duhej të ishin zbardhur dhe dënuar herët, në mënyrë që libra apo kujtime të ngjashme të ish-drejtuesve të diktaturës të ishin nën moton “Si nuk duhet të jemi”, ku shoqëria t’u kërkonte dëshmuesve vetëm të na zbardhnin krimet, të cilat i kishin kryer apo që kishin dijeni. Fatkeqësisht, shumë gazetarë e historianë në këto vite kanë vijuar të jenë një transfuzion për këto kujtime, që nga njëra anë thellojnë cinizmin e persekutorëve ndaj viktimave dhe nga ana tjetër mbajnë gjallë nostalgjikët e asaj kohe – tha Baçi. Për më tepër ndiqni linkun e emisionit “Shqipëria live”.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJME ME TE LEXUARA

To Top