​Derbi i Manchesterit në finalen e FA Cup, formacionet zyrtare

Sot me fillim nga ora 16:00 stadiumi “Wembley” do të jetë nikoqir i finales së FA Cup mes Manchester Cityt dhe Manchester United, ndryshe i njohur si derbi i qytetit të Manchesterit. City tanimë është kampion i Premier Ligës dhe do të synojë që ta mbyllë sezonin edhe me trofeun e FA Cup, ndërsa United…

​Derbi i Manchesterit në finalen e FA Cup, formacionet zyrtare

Sot me fillim nga ora 16:00 stadiumi “Wembley” do të jetë nikoqir i finales së FA Cup mes Manchester Cityt dhe Manchester United, ndryshe i njohur si derbi i qytetit të Manchesterit.

City tanimë është kampion i Premier Ligës dhe do të synojë që ta mbyllë sezonin edhe me trofeun e FA Cup, ndërsa United kërkon me çdo kusht triumfin sot që ta mbyllë sezonin të paktën me një trofe.

Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave daton në muajin mars të këtij viti, ku asokohe City e mposhti Unitedin 3:1.

Fakt interesant është që Pep Guardiola e ka mposhtur Manchester Unitedin plot 15 herë si trajner.

Sa i përket ndeshjes së sotme, te City do të mungojë portieri brazilian Ederson, kurse te United nuk do të paraqiten Maguire, Malacia dhe Shaw.

Tanimë të dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare dhe ato i gjeni më poshtë.

Manchester City (4-2-3-1): Ortega; Walker, Stones, Ake, Gvardiol; Rodri, Kovacic; Silva, De Bruyne, Foden; Haaland

Manchester United (4-2-3-1): Onana; Wan-Bissaka, Martinez, Varane, Dalot; McTominay, Amrabat; Fernandes, Mainoo, Garnacho; Rashford