Ilir Beqaj del nga SPAK dhe kyç gojën: Do flas një herë tjetër
Sapo ka përfunduar seanca për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj. GJKKO la në fuqi masën e detyrimit të paraqitjes dhe të ndalimit të daljes jashtë shtetit për të. Pavarësisht interesit të lartë, Beqaj nuk pranoi të fliste gjatë me gazetaret, por tha “Do flas një herë tjetër’. “Jam në […] The post Ilir Beqaj del nga SPAK dhe kyç gojën: Do flas një herë tjetër appeared first on Newsbomb Albania.

Sapo ka përfunduar seanca për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj. GJKKO la në fuqi masën e detyrimit të paraqitjes dhe të ndalimit të daljes jashtë shtetit për të. Pavarësisht interesit të lartë, Beqaj nuk pranoi të fliste gjatë me gazetaret, por tha “Do flas një herë tjetër’.
“Jam në dispozicion të këtij procesi hetimor. Përtej rezervave që kam kam vendosur të mos e apeloj. Vazhdoj të besoj se çfarë kemi bërë ka qenë thelbësor. Në janar bëhet 8 vite që po hetohet, ndërkohë që në këto 8 vite operohet në kushte sterile”, shtoi Beqaj.
Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme mori të pandehur ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe ndaj tij është vendosur masa “Detyrim paraqitje”. Ai akuzohet për “shpërdorim detyre” në lidhje me koncesionin e sterilizimit.
Pavarësisht se kjo masë sigurimi konsiderohet e lehtë, ish-ministri është zyrtarisht i pandehur për dosjen e koncesionit të sterilizimit.
Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj rezulton se është lënë jashtë hetimeve për koncesionin e sterilizimit, nga Prokuroria e Posaçme, ndaj kur aktet e dosjes kanë mbërritur në gjykatë është kërkuar nisja e një hetimi pasuror dhe thellimi i hetimeve për disa vepra të tjera penale.
The post Ilir Beqaj del nga SPAK dhe kyç gojën: Do flas një herë tjetër appeared first on Newsbomb Albania.