Raport mjekësor për menstruacionet? Nuk është një e drejtë ekstra, ka gra që shtrohen në spital
Propozimi i Braçes ngjalli debat në opinionin publik ku disa ishin pro dhe disa kundër. Paneli i ftuar në Vila24 me moderatore Anila Çelën gjithashtu ishte i ndarë në pro dhe kundër. Aktivistja për të drejtat e grave në Maqedoni, Rita Behadini dha opinion e saj duke theksuar se kjo nuk është një kërkesë luksi. […]

Propozimi i Braçes ngjalli debat në opinionin publik ku disa ishin pro dhe disa kundër. Paneli i ftuar në Vila24 me moderatore Anila Çelën gjithashtu ishte i ndarë në pro dhe kundër.
Aktivistja për të drejtat e grave në Maqedoni, Rita Behadini dha opinion e saj duke theksuar se kjo nuk është një kërkesë luksi.
“ Unë mendoj se po trajtohet sikur gratë po kërkojnë një trajtim luksi, kjo është diçka që gratë e kalojnë çdo muaj, nuk duhen marrë përvoja personale të secilës pasi nuk përfaqësojnë shumicën.
Eksperti i ekonomisë Pano Sako theksoi se problemi i vetëm që unë shoh është abuzimi.
“Nëse paketohet si iniciativ ligjore duhet menduar mirë, duhen plotësuar hallkat e funksionimit. Nuk është një rëndesë ekonomike për ekonominë pasi mendoj se jo të gjitha do ta marrin lejen. Ajo që unë shoh si problem është abuzimi”- tha Sako për News24.
Burimi: balkanweb.com