TikTok ndërmerr masa kundër video-ve që promovojnë “Letter to America”
TikTok ka ndërmarrë masa kundër përmbajtjes që promovonte letrën e Osama bin Ladenit, duke hequr atë dhe duke hetuar se si ka hyrë në platformën e tyre, sipas një deklarate të publikuar në X (ish-Twitter). Ditët e fundit, dhjetëra video lidhur me këtë letër, titulluar “Letter to America”, janë publikuar në TikTok dhe kanë mbledhur […] The post TikTok ndërmerr masa kundër video-ve që promovojnë “Letter to America” appeared first on Albanian Post.

TikTok ka ndërmarrë masa kundër përmbajtjes që promovonte letrën e Osama bin Ladenit, duke hequr atë dhe duke hetuar se si ka hyrë në platformën e tyre, sipas një deklarate të publikuar në X (ish-Twitter).
Ditët e fundit, dhjetëra video lidhur me këtë letër, titulluar “Letter to America”, janë publikuar në TikTok dhe kanë mbledhur të paktën 14 milionë shikime deri më tani.
Letra, e botuar për herë të parë në vitin 2002, kritikon praninë e qeverisë amerikane në Lindjen e Mesme dhe mbështetjen e Izraelit.
Content promoting this letter clearly violates our rules on supporting any form of terrorism. We are proactively and aggressively removing this content and investigating how it got onto our platform. The number of videos on TikTok is small and reports of it trending on our… https://t.co/n9Zo7l94r2
— TikTok Policy (@TikTokPolicy) November 16, 2023
Disa krijues në këtë platformë tani përdorin këtë letër për të shprehur kritikat e tyre ndaj përgjigjes së qeverisë amerikane ndaj luftës së vazhdueshme Izrael-Hamas.
Kur kërkohet termi “Letter to America” (Letër për Amerikën), TikTok nuk jep më rezultate, dhe gazeta Guardian, e cila kishte publikuar një version të përkthyer të letrës në vitin 2002, e ka fshirë atë pasi kishte filluar të qarkullonte në platformë.
The post TikTok ndërmerr masa kundër video-ve që promovojnë “Letter to America” appeared first on Albanian Post.