U ndanë pas 14 vjet lidhje- Nora tregon çfarë raporti ka ajo sot me Robertin

Këngetarja Nora Istrefi në një intervistë ka folur për raportin që ka me ish-bashkëshortin e saj, Robert Berishën. Ajo tregoi se fillimisht, marrëdhënia e tyre ka qenë e trazuar dhe e vështirë, por me kalimin e kohës, është rregulluar, për hir të vajzës. “Raportet tani janë shumë të mira. Nuk kanë qenë në fillim, dihet, […]

U ndanë pas 14 vjet lidhje- Nora tregon çfarë raporti ka ajo sot me Robertin

Këngetarja Nora Istrefi në një intervistë ka folur për raportin që ka me ish-bashkëshortin e saj, Robert Berishën.

Ajo tregoi se fillimisht, marrëdhënia e tyre ka qenë e trazuar dhe e vështirë, por me kalimin e kohës, është rregulluar, për hir të vajzës.

“Raportet tani janë shumë të mira. Nuk kanë qenë në fillim, dihet, menjeherë pas ndarjes, por me kalimin e kohës, raporti është bërë shumë i mirë, bashkëpunues për Renee-n”, ka deklaruar ajo.

Këngëtarja shtoi gjithashtu se: Është mirë që të jenë të mira, kur ka në mes një fëmijë”. Nora shtoi se Roberti e ndihmon me sa ka mundësi me vajzën: “Ndihmon me aq sa ka mundësi, e merr vajzën shumë shpesh prej shkollës, sa herë që ka kohë e merr Renee-n. Të dy e duam shumë dhe jemi shumë të lumtur që e kemi. Kaq. Jeta vazhdon.