‘Sikur do më plaste zemra’, Romeo zbulon situatën e vështirë që kaloi vite më parë

Romeo është një nga personazhet që njerëzit e kanë njohur më shumë për romancat dhe jetën profesionale. Së fundmi moderatori ka ardhur me një rrëfim ndryshe rreth jetës së tij. Ai ka ndarë me ndjekësit betejën me ankthin që ka përjetuar vite më parë. Moderatori u shpreh se ka qenë një ndër periudhat më të […]

‘Sikur do më plaste zemra’, Romeo zbulon situatën e vështirë që kaloi vite më parë

Romeo është një nga personazhet që njerëzit e kanë njohur më shumë për romancat dhe jetën profesionale. Së fundmi moderatori ka ardhur me një rrëfim ndryshe rreth jetës së tij.

Ai ka ndarë me ndjekësit betejën me ankthin që ka përjetuar vite më parë.

Moderatori u shpreh se ka qenë një ndër periudhat më të vështira për të dhe shkak për këtë u bë një situatë familjare.

‘Unë kam patur një situatë në jetën time, kam qenë më i ri, tek 19-20 vjeç, kalova një periudhë të vështirë, le të themi familjare, s’dua ta them arsyen, dhe unë 3-4 muaj kam qenë kështu, nuk ngjisja dot dy shkallë se më dukej sikur do më plaste zemra. Më dukej sikur nuk merrja dot frymë ndërkohë që frymë merrja e kupton.’

Linku: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/