“Tesha Vesha”: Dyqan si ky nuk keni parë asnjëherë – mjetet financiare nga shitja shpërndahen për bamirësi

Dyqani i bamirësisë “Tesha Vesha” në Prishtinë ka 8 vjet që është themeluar nga organizata “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë” (AMC). Me rroba, sende shtëpiake, çanta, aksesorë, këpucë e shumëllojshmëri të gjërave janë të mbushura hapësirat e këtij dyqani. Ato janë të dhuruara nga qytetarët dhe më pas shiten me çmime simbolike. Tashmë ky dyqan […] The post “Tesha Vesha”: Dyqan si ky nuk keni parë asnjëherë – mjetet financiare nga shitja shpërndahen për bamirësi appeared first on Albanian Post.

“Tesha Vesha”: Dyqan si ky nuk keni parë asnjëherë – mjetet financiare nga shitja shpërndahen për bamirësi

Dyqani i bamirësisë “Tesha Vesha” në Prishtinë ka 8 vjet që është themeluar nga organizata “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë” (AMC).

Me rroba, sende shtëpiake, çanta, aksesorë, këpucë e shumëllojshmëri të gjërave janë të mbushura hapësirat e këtij dyqani.

Ato janë të dhuruara nga qytetarët dhe më pas shiten me çmime simbolike.

Tashmë ky dyqan është bërë mbështetës i fortë për nënat dhe fëmijët, ngase mjetet financiare të grumbulluara nga shitjet iu shpërndahen atyre.

Menaxherja Hadise Kadiri tregon për të arriturat e kësaj nisme.

Nga donatorët e shumtë është edhe fondacioni “Vildana Foundation”, i themeluar nga mërgata shqiptare me qëllimin për t’i mbështetur financiarisht studentët e talentuar shqiptarë. Ata kanë theksuar se bursistët janë entuziastë për aktivitetet e tilla.

The post “Tesha Vesha”: Dyqan si ky nuk keni parë asnjëherë – mjetet financiare nga shitja shpërndahen për bamirësi appeared first on Albanian Post.