10 mënyra si të qëndroni të hidratuar gjatë gjithë kohës

Uji është thelbësor për shëndetin dhe mirëqenien tonë trupore. Por, nuk është e pazakontë që të jetë i vështirë qëndrimi i/e hidratuar gjithë ditën, kjo për shkak të punës, takimeve, familjes e plot angazhime të tjera. “Gjithçka në trupin tuaj varet nga hidratimi, funksioni i organeve dhe ekuilibri i hormoneve,” shpjegon dietologia Kimberly Snyder. “Kur […] The post 10 mënyra si të qëndroni të hidratuar gjatë gjithë kohës appeared first on Konica.al.

10 mënyra si të qëndroni të hidratuar gjatë gjithë kohës

Uji është thelbësor për shëndetin dhe mirëqenien tonë trupore. Por, nuk është e pazakontë që të jetë i vështirë qëndrimi i/e hidratuar gjithë ditën, kjo për shkak të punës, takimeve, familjes e plot angazhime të tjera.

“Gjithçka në trupin tuaj varet nga hidratimi, funksioni i organeve dhe ekuilibri i hormoneve,” shpjegon dietologia Kimberly Snyder. “Kur jeni të hidratuar, nyjet lubrifikohen, lëkura ushqehet dhe gjëndrat e flokëve rriten në mënyrë të shëndetshme,” shton ajo.

Ka shumë faktorë që ndikojnë në çështjen e hidratimit, ndërsa ndryshime delikate të këtij ekuilibri mund të çojnë në deformim të sinjaleve që çohen në tru, luhatje humori, ndjenja ankthi, gjumë i keq etj.

Ja disa mënyra të thjeshta se si të qëndroni të hidratuar duke i bërë një shërbim të mirë vetes dhe shëndetit tuaj.

#1 Personalizoni sasinë e ujit për të cilën keni nevojë çdo ditë

#2 Merrni suplemente me elektrolite (minerale që lidhen me lëngjet e trupit dhe janë tregues për nivelin e ujit dhe lëngjeve të tjera në organizëm)

#3 Pini ujë apo lëngje në temperaturën e ambientit

#4 Pini një gotë ujë çdo mëngjes

#5 Pini ujë ose lëngjes me vakteve, jo gjatë tyre

#6 Konsumoni ushqime të pasura me ujë dhe minerale (kastraveci, shalqiri etj)

#7 Alternoni në mënyrë të moderuar ujin me kafe dhe alkool

#8 Shtoni frutat dhe perimet e pasura me magnez dhe potasium (banane, avokado, patate etj)  

#9 Mbani gjithnjë me vete një shishe me ujë

#10 Zvogëloni në maksimum ushqimet dhe mishin e përpunuar në regjimin tuaj ushqimor

The post 10 mënyra si të qëndroni të hidratuar gjatë gjithë kohës appeared first on Konica.al.