5 dietat që mbështeten nga shkenca

Shumë dieta mund të funksionojnë për ju, çelësi është të gjeni një që ju pëlqen dhe të mund t’i përmbaheni në planin afatgjatë. Këtu janë 5 dieta të shëndetshme, që janë vërtetuar shkencërisht se janë efektive. Dietë me pak karbohidrate dhe me ushqim të plotë Dieta me pak karbohidrate dhe me ushqim të plotë është […]

5 dietat që mbështeten nga shkenca

Shumë dieta mund të funksionojnë për ju, çelësi është të gjeni një që ju pëlqen dhe të mund t’i përmbaheni në planin afatgjatë.

Këtu janë 5 dieta të shëndetshme, që janë vërtetuar shkencërisht se janë efektive.

  1. Dietë me pak karbohidrate dhe me ushqim të plotë

Dieta me pak karbohidrate dhe me ushqim të plotë është e përkryer për njerëzit që kanë nevojë të humbin peshë dhe të ulin rrezikun e sëmundjeve. Është fleksibël, duke ju lejuar të rregulloni mirë marrjen e karbohidrateve në varësi të qëllimeve tuaja. Kjo dietë është e pasur me perime, mish, peshk, vezë, fruta, arra dhe yndyrna, por e ulët në niseshte, sheqerna dhe ushqime të përpunuara.

  1. Dieta mesdhetare

Dieta mesdhetare është një dietë e shkëlqyer, që është studiuar tërësisht. Është veçanërisht efektive për parandalimin e sëmundjeve të zemrës. Kjo dietë ju jep rëndësi ushqimeve që janë ngrënë në rajonin e Mesdheut gjatë shekullit të 20-të dhe më herët. Si e tillë, përfshin shumë perime, fruta, peshk, shpenzë, drithëra, bishtajore, produkte të qumështit dhe vaj ulliri ekstra të virgjër.

  1. Dieta paleo

Dieta paleo është një dietë shumë e njohur që është efektive për humbjen e peshës dhe përmirësimin e përgjithshëm të shëndetit. Aktualisht është dieta më popullore në botë. Përqendrohet në ushqimet e papërpunuara.

  1. Dieta vegane

Dieta vegane është bërë gjithnjë e më popullore në dekadën e fundit. Është e lidhur me një sërë përfitimesh shëndetësore, duke përfshirë humbjen e peshës, përmirësimin e shëndetit të zemrës dhe kontrollin më të mirë të sheqerit në gjak. Dieta bazohet ekskluzivisht në ushqime bimore dhe eliminon të gjitha produktet shtazore.

  1. Dietë pa gluten

Dieta pa gluten është thelbësore për njerëzit që janë intolerantë ndaj glutenit, një proteinë që gjendet tek gruri, thekra dhe elbi. Duhet të përqendroheni në ushqime të plota që janë natyrisht pa gluten.

Ekzistojnë kaq shumë dieta. Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se disa modele të të ngrënit kanë më shumë mbështetje shkencore se të tjerat. Pavarësisht nëse po kërkoni të humbni peshë ose thjesht të përmirësoni shëndetin tuaj të përgjithshëm, përpiquni të gjeni dieta që mbështeten ngastudimet.