Ajvazi mohon përfshirjen në incidentin në Haraçinë, Ibrahimi i paqasshëm

The post d first on INA ONLINE.Ajvazi mohon përfshirjen në incidentin në Haraçinë, Ibrahimi i paqasshëm appeare Kryetari i komunës së Haraçinës, Ridvan Ibrahimi që sot ishte cak i sulmit me armë në Haraçinë, dhe ku mbetën të plagosur dy bashkëpunëtor të tij, nuk ka folur ende për mediat se çfarë në këtë vërtetë ndodhi. Ai nuk është hera e parë që është përfshirë në incidente, ndërsa një vit më parë ai […] The post Ajvazi mohon përfshirjen në incidentin në Haraçinë, Ibrahimi i paqasshëm appeared first on INA ONLINE.

Ajvazi mohon përfshirjen në incidentin në Haraçinë, Ibrahimi i paqasshëm

The post d first on INA ONLINE.Ajvazi mohon përfshirjen në incidentin në Haraçinë, Ibrahimi i paqasshëm appeare

Kryetari i komunës së Haraçinës, Ridvan Ibrahimi që sot ishte cak i sulmit me armë në Haraçinë, dhe ku mbetën të plagosur dy bashkëpunëtor të tij, nuk ka folur ende për mediat se çfarë në këtë vërtetë ndodhi.

Ai nuk është hera e parë që është përfshirë në incidente, ndërsa një vit më parë ai dhe personeli i komunës morën kërcënime me jetë.

I gjithë problemi ishte shkaktuar për një pronë tokësore tek e cila është paraparë të ndërtohet një fushë futbolli për klubin futbollistik Shkëndija, ndërsa e njëjta sipas kryetarit, është uzurpuar nga persona të njohur për të dhe organet e rendit, përcjell TV21.

Atëherë Ibrahimi fajësonte ish kryetarin e Komunës Brahim Ajvazin, por ky i fundit i mohoi akuzat. Ai madje kërkoi që në këtë konflikt të ndërhyjë kryetari i BDI-së që, siç tha të mos vij deri te më e keqja.

“Një apel ia kisha bërë edhe kryetarit të partisë, sidomos Ali Ahmetit, nuk është dashur të na lë që të dalim në mediume për të dhënë deklarata, është dashur të na thirr, të na ulë dhe të na pyes hallet se ku janë e ku nuk janë…dhe nuk është puna që ne jemi prerë e jemi vrarë e nuk mund t’i zgjidhim problemet. Dialogu i zgjidh problemet, por nëse shkon kështu, ndoshta mund të vijë edhe te më e keqja”, pati thënë Brahim Ajvazi më 25 maj 2023.

Por nuk dihet nëse incidenti i sotëm ka të bëjë me konfliktin e njëjtë. TV21 kontaktoi Ajvazin e ai mohoi të jetë i përfshirë. Tha se deri sa ka ndodhur sulmi ndaj Ibrahimit ai ka qenë në punë. Ndërkohë Ibrahimi i ishte i paqasshëm./TV21

The post Ajvazi mohon përfshirjen në incidentin në Haraçinë, Ibrahimi i paqasshëm appeared first on INA ONLINE.