Aleatët e Izraelit e dënojnë ashpër sulmin iranian

The post d first on INA ONLINE.Aleatët e Izraelit e dënojnë ashpër sulmin iranian appeare Reagimi i Shkëlqesisë së Tij z. Joe Biden, President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës “Sapo u takova me ekipin tim të sigurisë kombëtare për një përditësim mbi sulmet e Iranit kundër Izraelit. Angazhimi ynë për sigurinë e Izraelit kundër kërcënimeve nga Irani dhe përfaqësuesit e tij është i hekurt.” https://twitter.com/Israel_katz/status/1779292739194036379 Reagimi i Shkëlqesisë e […] The post Aleatët e Izraelit e dënojnë ashpër sulmin iranian appeared first on INA ONLINE.

Aleatët e Izraelit e dënojnë ashpër sulmin iranian

The post d first on INA ONLINE.Aleatët e Izraelit e dënojnë ashpër sulmin iranian appeare

Reagimi i Shkëlqesisë së Tij z. Joe Biden, President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës

“Sapo u takova me ekipin tim të sigurisë kombëtare për një përditësim mbi sulmet e Iranit kundër Izraelit. Angazhimi ynë për sigurinë e Izraelit kundër kërcënimeve nga Irani dhe përfaqësuesit e tij është i hekurt.”

https://twitter.com/Israel_katz/status/1779292739194036379

Reagimi i Shkëlqesisë e Tij z. Rishi Sunak, Kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar

“E dënoj në termat më të fortë sulmin e pamatur të regjimit iranian kundër Izraelit. Irani ka treguar se synon të mbjellë kaos në oborrin e tij. Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të mbrojë sigurinë e Izraelit dhe të gjithë partnerëve tanë rajonalë, përfshirë Jordaninë dhe Irakun. Së bashku me aleatët tanë, ne po punojmë urgjentisht për të stabilizuar situatën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm. Askush nuk dëshiron të shohë më shumë gjakderdhje.”

https://twitter.com/Israel_katz/status/1779263241769668788

Reagimi i Shkëqesisë e Tij z. Olaf Scholz, Kancelar i Republikës Federative të Gjermanisë

Sulmi ajror në drejtim të territorin izraelit që Irani e nisi sonte është i papërgjegjshëm dhe i pajustifikueshëm. Irani rrezikon të shkaktojë zjarr. Ne qëndrojmë ngushtë me Izraelin dhe tani do të diskutojmë gjithçka me aleatët tanë.

https://twitter.com/Israel_katz/status/1779304325832904784

Reagimi i Shkëlqesisë së Tij z. Karl Nehammer, Kancelar i Republikës së Austrisë

“Sulmi i Iranit ndaj Izraelit duhet dënuar me termat më të forte të mundshëm. Austria është fuqimisht e vendosur ndaj sigurisë së Izraelit dhe ne i bëjmë thirrje Iranit për ndalimin e menjëhershëm të veprime armiqësore.”

https://twitter.com/karlnehammer/status/1779269121072418984

Reagimi i Shkëlqesisë së Tij z. Petr Fiala, Kryeministër i Republikës Çeke

“Ne qëndrojmë fuqimisht përkrah Izraelit dhe të drejtës së tij për të mbrojtur veten!”

https://twitter.com/Israel_katz/status/1779263658905702880

Reagimi i Shkëlqesisë së Tij z. Mark Rutte, Kryeministër i Holandës

“Situatë shumë shqetësuese në Lindjen e Mesme. Më herët gjatë ditës së sotme, Holanda dhe shtetet e tjera i dërguan një mesazh me zë të lartë dhe të qartë Iranit që të përmbahet nga sulmi ndaj Izraelit. Holanda dënon ashpër sulmet e Iranit ndaj Izraelit. Përshkallëzimi i mëtejshëm duhet të parandalohet. Ne vazhdojmë t’i vëzhgojmë nga afër zhvillimet.”

https://twitter.com/AmbModiEphraim/status/1779276423728881741

Reagimi i Shkëlqesisë së Tij z. Justin Trudeau, Kryeministër i Kanadasë

“Kanadaja dënon pa ekuivoke sulmet ajrore të Iranit kundër Izraelit. Ne qëndrojmë me Izraelin. Pasi që Irani mbështeti sulmin brutal të Hamasit të 7 tetorit, veprimet e fundit të regjimit iranian do të destabilizojnë më tej rajonin dhe do ta bëjnë paqen e qëndrueshme më të vështirë. Këto sulme tregojnë edhe një herë shpërfilljen e regjimit iranian për paqen dhe stabilitetin në rajon. Ne mbështesim të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten dhe popullin e tij nga këto sulme. Po marr informacione të rregulta të përditësuara nga Këshilltari i Sigurisë Kombëtare dhe Inteligjencës, Shefi i Shtabit të Mbrojtjes dhe Sekretari i Këshillit Privat. Ne jemi në kontakt me aleatët dhe do të vazhdojmë të vëzhgojmë nga afër.”

https://twitter.com/Israel_katz/status/1779295477713842609

Reagimi i Shkëqesisë e Tij z. Javier Milei, President i Republikës së Argjentinës

“Zyra e Presidentit Javier Milei shpreh solidaritetin dhe angazhimin e saj të palëkundur ndaj Shtetit të Izraelit përballë sulmeve të nisura nga Republika Islamike e Iranit. Republika e Argjentinës njeh të drejtën e shteteve për të mbrojtur veten e tyre dhe mbështet fuqishëm Shtetin e Izraelit në mbrojtjen e sovranitetit të tij, veçanërisht kundër regjimeve që promovojnë terrorin dhe kërkojnë shkatërrimin e qytetërimit perëndimor.”

https://twitter.com/Israel_katz/status/1779297351103873119

Reagimi i z. Lloyd James Austin III, Sekretar i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Bisedova me ministrin izraelit të Mbrojtjes Yoav Gallant sot për të ritheksuar mbështetjen e palëkundur të SHBA-së për mbrojtjen e Izraelit. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me Izraelin përballë kërcënimeve nga Irani dhe proksive të tij rajonalë.

https://twitter.com/SecDef/status/1779197665311375820

Reagimi i Shkëlqesisë së Tij z. Stéphane Séjourné, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës Franceze

“Franca dënon me termat më të fort• sulmin e nisur nga Irani kundër Izraelit. Duke vendosur për një veprim të tillë të paprecedentë, Irani po ndërmerr një hap të ri në veprimet e tij destabilizuese dhe duke marrë rrezikun e një përshkallëzimi ushtarak. Franca ritheksoj lidhjen e saj me sigurinë e Izraelit dhe e siguron atë për solidaritetin e saj.”

https://twitter.com/Israel_katz/status/1779264888059076845

Shkëlqesia e Saj znj. Annalena Baerbock, Ministre e Punëve të Jashtme e Republikës Federale të Gjermanisë

“Irani ka hedhur dronë dhe raketa në drejtim të Izraelit. Ne e dënojmë sulmin e vazhdueshëm në termat më të fortë të mundshëm, sulm ky që rrezikon të zhysë një rajon të tërë në kaos. Irani dhe proksit e tij duhet ta ndalojnë këtë menjëherë. Në këto orë, ne qëndrojmë fuqimisht përkrah Izraelit.”

https://twitter.com/Israel_katz/status/1779279310878068823

Shkëlqesia e Tij z. Jan Lipavský, Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës Çeke

“Çekia dënon me vendosmëri sjelljen destabilizuese të Iranit dhe proksive të tij që vendosën të sulmojnë Izraelin. Ne e ritheksojmë të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje. Sjellja agresive afatgjatë e Iranit po e pengon rajonin e Lindjes së Mesme të jetojë në paqe dhe siguri.”

https://twitter.com/Israel_katz/status/1779272677254971528

Reagimi i z. Chuck Schumer, senator veteran i Nju Jorkut, njëherësh lider i shumicës në Senatin amerikan që nga viti 2021

“Ndërsa Izraeli është nën sulm nga Irani, ne qëndrojmë me Izraelin dhe popullin e tij, dhe Shtetet e Bashkuara do të bëjnë gjithçka që munden për të mbështetur mbrojtjen e Izraelit kundër Iranit.”

https://twitter.com/SenSchumer/status/1779271515277504873

Reagimi i z. Geert Wilders, lider i Partisë për Liri në Dhomën e Përfaqësuesve të Holandës, njëherësh ish-kandidat për kryeministër të Holandës

“Qëndro i fort, Izrael. Ne do të jemi gjithmonë me ty dhe do të të mbështesim kundër forcave të errëta të terrorit!”

https://twitter.com/Israel_katz/status/1779266935361798382

Reagimi i znj. Kathy Hochul, Guvernatore e Nju Jorkut

Nju Jorku qëndron me popullin e Izraelit ndërsa ata përballen me një sulm të tmerrshëm nga Irani.

Ne nuk jemi në dijeni të ndonjë kërcënimi të brendshëm. Si masë paraprake, Policia e Shtetit të Nju Jorkut, Garda Kombëtare e Nju Jorkut dhe Divizioni i Sigurisë së Atdheut i Shtetit të Nju Jorkut janë në gatishmëri të lartë për t’i mbrojtur shtëpitë e kultit dhe vendndodhjet e profilit të lartë.

https://twitter.com/Israel_katz/status/1779322038324211955

Reagimi i z. Eric Adams, Kryebashkiak i Nju Jorkut

Si kryebashkiak i popullsisë më të madhe hebreje në botë jashtë Izraelit, jam i vetëdijshëm për rëndësinë e sulmit të Iranit për njujorkezët hebrenj – shumë prej të cilëve kanë familje në Izrael – , veçanërisht tani në prag të Pashkës hebreje

Qyteti i Nju Jorkut qëndron me Izraelin.

https://twitter.com/Israel_katz/status/1779322269887570380

The post Aleatët e Izraelit e dënojnë ashpër sulmin iranian appeared first on INA ONLINE.