Ambasada holandeze dhe ASK-ja hapën ekspozitë për Lirinë e Medias

Xhemajl Rexha ,kryetar i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës gjatë fjalimit hyrës ka thënë se kjo ekspozitë ka për qëllim që t’ju kujtojmë qeverive në botë çfarë do të thotë liria e mediave. “Kam qenë i kënaqur që kam qenë pjesë e jurisë dhe kam shpallur fituesit e kësaj ekspozite të artistëve të talentuar ku […]

Ambasada holandeze dhe ASK-ja hapën ekspozitë për Lirinë e Medias
ambasada-holandeze-dhe-ask-ja-hapen-ekspozite-per-lirine-e-medias

ambasada-holandeze-dhe-ask-ja-hapen-ekspozite-per-lirine-e-medias

Xhemajl Rexha ,kryetar i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës gjatë fjalimit hyrës ka thënë se kjo ekspozitë ka për qëllim që t’ju kujtojmë qeverive në botë çfarë do të thotë liria e mediave.

“Kam qenë i kënaqur që kam qenë pjesë e jurisë dhe kam shpallur fituesit e kësaj ekspozite të artistëve të talentuar ku tregojnë se çka po ndodh me mediat. Si çdo 3 maj qeveria jonë dhe ne ia kujtojmë qeverive në botë çfarë do të thotë liria mediave. Ka qenë vit i vështirë në Kosovë sa i përket sigurisë”, ka thënë Rexha.

Ndërsa ambasadorja e Holandës në Prishtinë, Carin Lobbezoo ka thënë se liria medias është komponentë kyçe për një demokraci funksionuese.

Madje ajo ftoi që t’ ju bashkangjiten më 3 maj diskutimeve me panelistët nga RTK-ja dhe Klan Kosova.

“Ne jemi javën e lirisë së mediave dhe për herë të parë ambasada holandeze janë bashkuar në këtë projekt. Liria shprehjes online është prioritet për ne. Një pasqyrim i mediave të lira në një mënyrë e sigurt dhe kyçe që të ushtrohet kjo e drejtë. Liria mediave kërcënohet”.

“Unë po i shoh disa gazetarë të Ukrainës. Edhe ata e kanë përvojën se sa e vështirë është të jesh gazetar në kushte të vështira. Edhe në vendin tim përpiqem që të i mbroj gazetarët që flasin. Liria medias është komponent kyç për një demokraci funksionuese. Në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Bosnje kemi bërë iniciativë që ta shënojmë ditën e lirisë së mediave. Gara e hapur ka rezultuar me disa çmime”, ka thënë ambasadorja Lobbezoo./eo/