Analistja amerikane: Vuçiq po përgatit një përshkallëzim të ri, e pastaj të pozicionohet si garantues i paqes në sytë e perëndimit

Njerëzit normal në Serbi nuk duan luftë. Por pavarësisht kësaj, presidenti serb Aleksandar Vuciq nuk heq dorë nga lufta psikologjike e krijimit të nacionalizmit sipas recetës së Slobodan Millosheviqit. Këtë ai e bën që të të qëndrojë në pushtet edhe për shumë vite. Vuçiq po përgatit një përshkallëzim të ri. Kështu i sheh analistja amerikane […]

Analistja amerikane: Vuçiq po përgatit një përshkallëzim të ri, e pastaj të pozicionohet si garantues i paqes në sytë e perëndimit
analistja-amerikane:-vuciq-po-pergatit-nje-pershkallezim-te-ri,-e-pastaj-te-pozicionohet-si-garantues-i-paqes-ne-syte-e-perendimit

analistja-amerikane:-vuciq-po-pergatit-nje-pershkallezim-te-ri,-e-pastaj-te-pozicionohet-si-garantues-i-paqes-ne-syte-e-perendimit

Njerëzit normal në Serbi nuk duan luftë. Por pavarësisht kësaj, presidenti serb Aleksandar Vuciq nuk heq dorë nga lufta psikologjike e krijimit të nacionalizmit sipas recetës së Slobodan Millosheviqit. Këtë ai e bën që të të qëndrojë në pushtet edhe për shumë vite. Vuçiq po përgatit një përshkallëzim të ri.

Kështu i sheh analistja amerikane Ivana Stradner, përpjekjet e presidentit serb i cili nëpërmjet mediave që i kontrollon ‘hedh’ ndonjë tekst propagandues ku përmendet lufta.

Kështu ka vepruar Serbia së fundmi. Një tekst me titullin ‘Qytetarët e Serbisë duhet të jenë gati që në rast lufte të funksionojnë pa shtetin të paktën pesë ditë’, Stradner thotë se e ka kuptuar skenarin e Aleksandar Vuciqit.

Sipas saj me këto veprime, presidenti i Serbisë po përgatit një përshkallëzim të ri. “Dhe pastaj të pozicionohet si garantues i paqes në sytë e perëndimit dhe si për të shuar zjarrin”, thotë ajo në X.

“…ndërsa UDBA-ja promovon vlerat “tradicionale” dhe ua pastron trurin përmes kishës që shkatërruan dhe instrumentalizuan për strategjitë e tyre korruptive”, ka shtuar ajo.

Sipas saj në Serbi, për shkak të propagandës së Vuçiqit, shumë nuk e dinë se çfarë po ndodh në të vërtetë.

“Por në Uashington prej disa muajsh, njerëzit po shohin ngadalë se çfarë po ndodh dhe janë shumë të shqetësuar. Nuk është mirë – çfarë thotë Vuçiq”.

Krejt këto veprime të Vuciqit, ajo i quan skenar 2.0 të Millosheviqit.

“Ka shumë njerëz të mrekullueshëm në Serbi që janë torturuar nga çmenduria për 30+ vjet. Dhe radikalët i vunë sërish zjarrin vendit dhe rajonit me nacionalizëm dhe luftënxitje”.