Arifi: Veprimi i Listës serbe është në harmoni me zyrtarët në Serbi

Analisti, Avni Arifi ka thënë se veprimet e Listës Serbe gjatë ditës së sotme është një veprim në harmoni me qëndrimet politike të zyrtarëve të Serbisë. Arifi në emisionin ‘Debat Plus’ ka shtuar se Qeveria e Kosovës ka bërë ‘gabime të mëdhaja dhe se është dashtë të shpallet organizatë kriminale dhe është dashtë të ndalohet’. ‘Ndoshta Qeveria […]

Arifi: Veprimi i Listës serbe është në harmoni me zyrtarët në Serbi
arifi:-veprimi-i-listes-serbe-eshte-ne-harmoni-me-zyrtaret-ne-serbi

arifi:-veprimi-i-listes-serbe-eshte-ne-harmoni-me-zyrtaret-ne-serbi

Analisti, Avni Arifi ka thënë se veprimet e Listës Serbe gjatë ditës së sotme është një veprim në harmoni me qëndrimet politike të zyrtarëve të Serbisë.

Arifi në emisionin ‘Debat Plus’ ka shtuar se Qeveria e Kosovës ka bërë ‘gabime të mëdhaja dhe se është dashtë të shpallet organizatë kriminale dhe është dashtë të ndalohet’.

‘Ndoshta Qeveria e Kosovës ka bërë një gabim një gabim të madh. Lista serbe në bazë praktikave më të mira evropiane  është dashur të shpallet si organizatë kriminale dhe është dashtë të ndalohet’, shtoi ai.

‘Veprimi i sotëm i Listës Serbe është një veprim tonësi dhe harmoni me qëndrimet politike të zyrtarëve të Serbisë karshi dialogut, Marrëveshjes së Brukselit dhe të Ohrit.
Lista serbe dëshmoi aspiratat e saja politike çfarëdo që të jenë ato synon të realizojë përbrenda apo duke përdorur instrumentet e sistemit. Se çfarë instrumentesh shohim, ne e kemi parë  një situatë vitin e kaluar dhe zgjon shumë dilema. Dhe shumë mundԯsi. Të paktën ata e shohin dhe dalin me elemente ilegale për të arritur aspiratat e qëllimet e veta politike’, shtoi Arifi.

Arifi shtoi se Lista serbe është ‘krijesë’ e Presidentit serb, Aleksandër Vuçiçit dhe shërbimeve të intelegjencës.

‘Lista serbe si një krijesë krejtësisht e Aleksandër Vuçiqit dhe shërbimet e intelegjincës do të punojë në drejtim të përmirësimit të jetës së qytetarëve serbë apo që do të jenë një faktor stabiliteti në Ksovoë?