Asambleja e KiE i dha dritën jeshile Kosovës: Tashmë pritet hapi final në maj

Presidenti Bajram Begaj ka përshëndetur vendimin e sotëm të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në KiE. Begaj shkruan në rrjetet sociale se ky është një moment i merituar për Kosovën, ndërsa falenderon ata që kanë mbështetur anëtarësimin e saj. ‘Përshëndes vendimin e sotëm të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës […]

Asambleja e KiE i dha dritën jeshile Kosovës: Tashmë pritet hapi final në maj

Presidenti Bajram Begaj ka përshëndetur vendimin e sotëm të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në KiE.

Begaj shkruan në rrjetet sociale se ky është një moment i merituar për Kosovën, ndërsa falenderon ata që kanë mbështetur anëtarësimin e saj.

‘Përshëndes vendimin e sotëm të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE). Falenderoj të gjithë ata që kanë punuar dhe kanë mbështetur kërkesën e drejtë të Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës. Tashmë pritet vetëm hapi final në maj, i cili shënon edhe mometin e merituar për të festuar.’- shkruan Begaj.