Betohen 8 shtetas të rinj, Veliaj: Pema me kokrra gjuhet me gurë e molotov

Tetë shtetas të rinj u betuan sot para kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për marrjen e nënshtetësisë shqiptare. Në ceremoninë e betimit, kryebashkiaku përgëzoi shtetasit e rinj shqiptarë të cilët u bënë pjesë e skuadrës, e një flamuri, që kanë si mision ta çojnë Tiranën dhe Shqipërinë përpara. Veliaj u shpreh se fokusi […]

Betohen 8 shtetas të rinj, Veliaj: Pema me kokrra gjuhet me gurë e molotov

Tetë shtetas të rinj u betuan sot para kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për marrjen e nënshtetësisë shqiptare.

Në ceremoninë e betimit, kryebashkiaku përgëzoi shtetasit e rinj shqiptarë të cilët u bënë pjesë e skuadrës, e një flamuri, që kanë si mision ta çojnë Tiranën dhe Shqipërinë përpara.

Veliaj u shpreh se fokusi te puna dhe refuzimi i dhunës është çelësi për të krijuar histori suksesi.

“Jetojmë në Ballkan dhe këtu suksesin nuk ta falin kollaj. Edhe pemës me kokrra i gjuhet, jo vetëm me gurë, por edhe me molotov.

 Megjithatë, shpresoj të mos dekurajoheni sepse nuk është ‘çmendur’ vetëm Ballkani, por e gjithë bota jeton me debatet e populizmit, me debatet e lajmit të rremë dhe sulmit të atij që do t’i çojë gjërat përpara.

Kur mendoj se sa kemi mbërritur falë punës në Tiranë dhe kur mendoj që ky qytet sot është hapësira më e vizituar dhe pas Covid-it – Tirana dhe Shqipëria po shkojnë drejt një turizmi 365 ditë – dhe kur shoh se sa shumë ekonomi po vjen dhe sa zhvillim ka Tirana, besoj se ne shqiptarët kur bëhemi bashkë, kur e kemi mendjen te puna dhe jo te dhuna, krijojmë histori të jashtëzakonshme suksesi”, u shpreh ai.