Bajqinovci: Na vjen keq, Bujar Osmani loboi kundër Kosovës

The post d first on INA ONLINE.Bajqinovci: Na vjen keq, Bujar Osmani loboi kundër Kosovës appeare Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje thotë Bujar Osmani ka lobuar kundër interesave të Kosovës. “Dihet se në rajon ka patur dhe ka një lobim, kundër interesave të Kosovës. E dimë nga vjen dhe ku e ka origjinën. Por na vjen keq kur bëhen pjesë dhe politikanë shqiptarë, si ata të Ballkanit të Hapur. Një nga ata […] The post Bajqinovci: Na vjen keq, Bujar Osmani loboi kundër Kosovës appeared first on INA ONLINE.

Bajqinovci: Na vjen keq, Bujar Osmani loboi kundër Kosovës

The post d first on INA ONLINE.Bajqinovci: Na vjen keq, Bujar Osmani loboi kundër Kosovës appeare

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje thotë Bujar Osmani ka lobuar kundër interesave të Kosovës.

“Dihet se në rajon ka patur dhe ka një lobim, kundër interesave të Kosovës. E dimë nga vjen dhe ku e ka origjinën. Por na vjen keq kur bëhen pjesë dhe politikanë shqiptarë, si ata të Ballkanit të Hapur.

Një nga ata është dhe Bujar Osmani, Ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, i cili ka shtyrë përpara kërkesa të dëmshme për Kosovën gjatë kryesimit të tij të OSBE-së gjatë vitit të kaluar. E ka dëshmuar edhe me veprimet e tij nëpër koluare diplomatike, të pakoordinuara me Qeverinë e Kosovës.

Veprimet e tij tinzare prapa krahëve të delegacionit të Kosovës në takimin e 18 marsit 2023 në Ohër të Maqedonisë së Veriut, me ose pa qëllim kanë minuar pozitat negociuese të Qeverisë së Kosovës në bisedimet për aneksin e zbatimit të marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Vëllezërit tanë në Maqedoninë e Veriut në zgjedhjet presidenciale të 24 prillit duhet të zgjedhin midis Bujar Osmanit, ndërmjetës ndërkombëtar, dhe Dr Arben Taravarit, politikanit kombëtar të koalicionit shqiptar. Zgjidhja kurrë nuk ka qenë më e lehtë”, ka shkruar Bajqinovci. (INA)

The post Bajqinovci: Na vjen keq, Bujar Osmani loboi kundër Kosovës appeared first on INA ONLINE.