Millorad Dodik dorëzon kallëzim penal ndaj përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar në Bosnjë e Hercegovinë

Dodik dorëzon kallëzim penal ndaj përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar në Bosnjë e Hercegovinë. Kryetari i Republikës Sërpska në Bosnjë dhe Hercegovinë Millorad Dodik, ka bërë kallëzim penal ndaj Christian Schmidt, përfaqësuesi i lartë ndërkombëtar në BeH. Dodik pretendon se Schmidt po vepron pa autorizim dhe po i shkakton dëme Republika Sërpskas. “Schmidt rrejshëm paraqitet si […]

Millorad Dodik dorëzon kallëzim penal ndaj përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar në Bosnjë e Hercegovinë

Dodik dorëzon kallëzim penal ndaj përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar në Bosnjë e Hercegovinë.

Kryetari i Republikës Sërpska në Bosnjë dhe Hercegovinë Millorad Dodik, ka bërë kallëzim penal ndaj Christian Schmidt, përfaqësuesi i lartë ndërkombëtar në BeH.

Dodik pretendon se Schmidt po vepron pa autorizim dhe po i shkakton dëme Republika Sërpskas.

“Schmidt rrejshëm paraqitet si zyrtar duke e ditur se nuk është emëruar në përputhje me Aneksin 10 të Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit. Duke vepruar kështu, ai ka kryer veprat penale të ushtrimit të paautorizuar të një profesioni të caktuar dhe përfaqësimin e rrejshëm sipas neneve 310 dhe 313 të Kodit Penal të Republikës Serbe”, ka shkruajtur Dodik në Twitter.

Po ashtu ka bërë kallëzim edhe ndaj drejtorit të Gazetës Zyrtare, Dragan Prusina.

Kreu i Republikës Serbe tha se Prusina ka shkelur me vetëdije ligjin duke mundësuar publikimin e vendimeve të të ashtuquajturit përfaqësues i lartë në Gazetën Zyrtare të BiH, e cila rezultoi në një shkelje të rëndë të të drejtave të Republikën Serbe .

“Në këtë mënyrë Prusina kreu vepra penale të shpërdorimit të pozitës dhe punës së pandërgjegjshme në shërbim sipas neneve 220 dhe 224 të Kodit Penal të Bosnje-Hercegovinës”, shkroi ai.