Bislimi uron VRMO-DPMNE: Kosova e gatshme të bashkëpunojë drejt forcimit të marrëdhënieve
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, e ka uruar VMRO-DPMNE-në për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Maqedoni të Veriut. Përmes një postimi në platformën “X”, Bislimi ka thënë se Kosova është e gatshme të punojë së bashku drejt forcimit të marrëdhënieve ndërshtetërore. “Urime VMRO-DPMNE-së për fitoren e parlamentit të djeshëm. zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut dhe […]
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, e ka uruar VMRO-DPMNE-në për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Maqedoni të Veriut.
Përmes një postimi në platformën “X”, Bislimi ka thënë se Kosova është e gatshme të punojë së bashku drejt forcimit të marrëdhënieve ndërshtetërore.
“Urime VMRO-DPMNE-së për fitoren e parlamentit të djeshëm. zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut dhe detyra e tyre e ardhshme për të formuar qeverinë e re të koalicionit. Kosova është e gatshme të punojë së bashku drejt forcimit të marrëdhënieve ndërshtetërore dhe bashkëpunimit rajonal në frymën e mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë”, ka shkruar Bislimi.
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut i kanë dhënë fund qeverisjes shtatëvjeçare të Lidhjes Social-Demokrate në zgjedhjet e dyfishta presidenciale dhe parlamentare, që u mbajtën më 8 maj.
Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, kandidatja për presidente, Gordana Silanovska Davkova, ka fituar mbi 65 për qind të votave, kundrejt presidentit të deritanishëm, Stevo Pendarovski, i cili mori rreth 30 për qind të votave.
VMRO DPMNE-ja ka shënuar fitore të thellë edhe në zgjedhjet parlamentare, me mbi 43 për qind të votave, apo 59 mandate nga 120 sa ka Parlamenti i Maqedonisë së Veriut.
Congratulations to VMRO-DPMNE on winning yesterday’s parl. election in & their upcoming task of forming the new coalition Govt. stands ready to jointly work towards strengthening interstate relations & regional cooperation in the spirit of mutual understanding & respect.
— Besnik Bislimi (@BislimiBesnik) May 9, 2024