Dalin rezultatet nga votimi në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet përfundimtare të procesit të votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në Leposaviq, Zubin-Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, raporton Front Online. Në pyetjen se a pajtohen qytetarët që kryetarët e këtyre katër komunave të largohen nga funksioni, në Leposaviq 129 persona kanë votuar kundër, ndërsa […]

Dalin rezultatet nga votimi në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet përfundimtare të procesit të votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në Leposaviq, Zubin-Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, raporton Front Online.

Në pyetjen se a pajtohen qytetarët që kryetarët e këtyre katër komunave të largohen nga funksioni, në Leposaviq 129 persona kanë votuar kundër, ndërsa gjashtë për.

Në Zubin-Potok, nga gjithsej 18 vota, që të gjitha kanë qenë kundër largimit të kryetarit.

Në Zveçan personi i vetëm që ka votuar është shprehur kundër.

Ndërsa në Mitrovicë të Veriut, 99 persona kanë votuar për jo, ndërsa pro largimit kanë votuar 12 persona.

Image