‘Do të sqarohemi jashtë,’ Elvis Myrta i acaruar me Gracianon

Elvis Myrta është një nga ish banorët e Big Brother Vip të cilin shpesh e shikojmë në panele të ndryshme duke diskutuar rreth personazheve. Duket se ky i fundit është acaruar keq me Gracianon dhe sjelljen e tij karshi tij dhe banorëve të tjerë. Graciano Tagani shpërtheu në të qeshura me klipin prezantues të Elvisit […]

‘Do të sqarohemi jashtë,’ Elvis Myrta i acaruar me Gracianon

Elvis Myrta është një nga ish banorët e Big Brother Vip të cilin shpesh e shikojmë në panele të ndryshme duke diskutuar rreth personazheve.

Duket se ky i fundit është acaruar keq me Gracianon dhe sjelljen e tij karshi tij dhe banorëve të tjerë.

Graciano Tagani shpërtheu në të qeshura me klipin prezantues të Elvisit dhe kjo gjë ka reaguar keq.

Gazetari u shpreh se këtë veprim ai e ka marrë si provokim nga ana e balerinit me të cilin do të sqarohet kur të dalë jashtë shtëpisë dhe këtë herë nuk do ta falë.

“Nuk u preka fare, unë e kam si natyrë vetë të qeshurën. E vetmja gjë për të cilën u preka ishte pjesa që Heidi u provokua nga Graciano. Është një provokator i niveleve të larta. Qava bashkë me Romeon, ai nga shtëpia aty, unë nga shtëpia ime.

Unë personalisht e kam ndjerë më shumë këtë provokimin se sa ‘Kutinë e Pandorës’. E kam ndjerë si tallje, do e flas dhe me Gracianon. Nuk e fal më këtë herë, ‘kamikazin e vogël’. Njerëzit që janë pa shtyllë kurrizore kështu janë. Do flasim kur të dalë jashtë. Në momentin që kam dalë dhe nuk e kam cënuar atë, ky e bëri në një mënyrë ‘skuthlluke’. Hyri për të rregulluar imazhin, por po e bën më keq”– tha Lisi.

Linku:https://www.instagram.com/wakeup_topchannel/

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/lisi_myrta/