Dosja “Xibraka”, Bardhi ironizon Ramën: Kur piktori bën si jurist

Kryeministri Edi Rama dhe Gazment Bardhi vijojnë të replikojnë me njëri-tjetrin nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale për çështjen e laboratorit të “Xibrakës”. Bardhi bëri me dije se SPAK ka rinisuar hetimet për dosjen “Xibraka” ku sipas tij, është i përfshirë edhe Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Edi Rama. Pas deklaratës së Bardhit, kreu i qeverisë […]

Dosja “Xibraka”, Bardhi ironizon Ramën: Kur piktori bën si jurist

Kryeministri Edi Rama dhe Gazment Bardhi vijojnë të replikojnë me njëri-tjetrin nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale për çështjen e laboratorit të “Xibrakës”.

Bardhi bëri me dije se SPAK ka rinisuar hetimet për dosjen “Xibraka” ku sipas tij, është i përfshirë edhe Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Edi Rama. Pas deklaratës së Bardhit, kreu i qeverisë e cilësoi atë si një kallëzues të rremë , ndërsa theksoi se të vërtetën do e zbardh drejtësia.

Pas kësaj përgjigje të kryeministrit ka ardhur dhe replika e radhës nga Bardhi. Teksa ironizoin deklaratën e Ramës, Bardhi shkruan se “Halli i ri i Ramës mban numrin 88, dosja e rinisjes së hetimeve nga SPAK për Olsi Ramën dhe kokainën e Xibrakës.”

Reagimi i Gazment Bardhit

Kur piktori bën si jurist! Vëllai i madh i Olsit paska marrë avokat shumë të dobët! Megjithatë lajm i mirë shumë që ka marrë avokat!  Për këto çështjet e trafikantëve të drogës do t’i këshilloja Edi Ramës të nxirrte Ëngjëll Agaçin të flasë se ka eksperiencë në avokatinë e tyre. E ka bërë lëmsh dhe s’di çfarë shkruan, por në një pikë duket dora e tij: aty ku i jep urdhra SPAK-ut. Gabim i rëndë që, zakonisht, e bën sa herë ka një hall. Halli i ri i Ramës mban numrin 88, dosja e rinisjes së hetimeve nga SPAK për Olsi Ramën dhe kokainën e Xibrakës. Derisa ta thërresë SPAK-u për shpjegime, mund t’u kursejë shqiptarëve kohë dhe t’u thotë me fjalë piktori:  ÇFARË E LIDH OLSIN ME MAKINËN AA 653 DM?