Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë i përgjigjet ftesës për dhurim gjaku

Në përgjigje të nismës nga Qendra Kombëtare për Transfuzionin e Gjakut  me moton “një pikë gjaku e dhuruar nga ju, për dikë do të thotë jetë”, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, respektivisht personeli policor në kuadër të kësaj drejtorie, sot dhuroi gjak për të mbështetur ata që kanë nevojë. “Dhurimet e gjakut janë të […]

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë i përgjigjet ftesës për dhurim gjaku
drejtoria-rajonale-e-policise-ne-gjakove-i-pergjigjet-fteses-per-dhurim-gjaku

drejtoria-rajonale-e-policise-ne-gjakove-i-pergjigjet-fteses-per-dhurim-gjaku

Në përgjigje të nismës nga Qendra Kombëtare për Transfuzionin e Gjakut  me moton “një pikë gjaku e dhuruar nga ju, për dikë do të thotë jetë”, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, respektivisht personeli policor në kuadër të kësaj drejtorie, sot dhuroi gjak për të mbështetur ata që kanë nevojë.

“Dhurimet e gjakut janë të rëndësishme për shpëtimin e jetës, sidomos gjatë emergjencave, operacioneve dhe trajtimeve mjekësore. Si institucion në shërbim të qytetarëve, është detyrë e jona, përtej zbatimit të ligjit, të mbështesim edhe ata që kanë nevojë për gjak”.

“Çdo dhurim gjaku mund të bëjë një ndryshim të rëndësishëm dhe të ndihmojë në shpëtimin e jetëve. Kjo na bën krenarë që jemi pjesë e kësaj nisme!”, thuhet në njoftimin e policisë në Facebook.