Dyshohet për ngacmim seksual, profesori Krasniqi po intervistohet nga Këshilli i Etikës

Lëvizja Feministe Studentore ka njoftuar se profesori Xhevat Krasniqi është intervistuar sot nga Këshilli i Etikës, pas akuzave për ngacmim seksual. Kjo lëvizje ka thënë se intervistimi i Krasniqit është bërë një muaj pas denoncimit dhe me këtë tregohet neglizhenca e institucioneve në raste të tilla. “I denoncuari për ngacmim seksual, Xhevat Krasniqi, sapo ka […]

Dyshohet për ngacmim seksual, profesori Krasniqi po intervistohet nga Këshilli i Etikës
dyshohet-per-ngacmim-seksual,-profesori-krasniqi-po-intervistohet-nga-keshilli-i-etikes

dyshohet-per-ngacmim-seksual,-profesori-krasniqi-po-intervistohet-nga-keshilli-i-etikes

Lëvizja Feministe Studentore ka njoftuar se profesori Xhevat Krasniqi është intervistuar sot nga Këshilli i Etikës, pas akuzave për ngacmim seksual.

Kjo lëvizje ka thënë se intervistimi i Krasniqit është bërë një muaj pas denoncimit dhe me këtë tregohet neglizhenca e institucioneve në raste të tilla.

“I denoncuari për ngacmim seksual, Xhevat Krasniqi, sapo ka hyrë në Rektorat për t’u intervistuar nga Këshilli i Etikës. Kjo intervistë po ndodh një muaj nga denoncimi i tij nga 27 studente. Kjo neglizhencë e rastit nga Këshilli i Etikës është i papranueshëm.

Andaj përsërisim kërkesat tona:

1. Shkarkojeni Xhevat Krasniqin;

2. Shkarkojeni Këshillin e Etikës”, thuhet në njoftim krahas videos së publikuar nga momenti i hyrjes së profesorit Krasniqi në Rektorat.