‘E gjuan me shishe në diskutim e sipër’, Elsa dhe Rigelsa bëjnë paqe pas përplasjes

Në Fermën Vip kanë filluar të ndizen debate të forta dhe me kalimin e ditëve gara po bëhet dhe më e vështirë. Banorët kanë krijuar një strategji dhe janë të pozicionuar mirë në këtë eksperiencë sa të bukur dhe sfiduese. Së fundmi Rigelsa dhe Elsa janë përfshirë në një debat të pakëndshëm. Rigelsa madje ka […]

‘E gjuan me shishe në diskutim e sipër’, Elsa dhe Rigelsa bëjnë paqe pas përplasjes

Në Fermën Vip kanë filluar të ndizen debate të forta dhe me kalimin e ditëve gara po bëhet dhe më e vështirë.

Banorët kanë krijuar një strategji dhe janë të pozicionuar mirë në këtë eksperiencë sa të bukur dhe sfiduese.

Së fundmi Rigelsa dhe Elsa janë përfshirë në një debat të pakëndshëm. Rigelsa madje ka hedhur një shishe uji drejt këngëtares e cila ka reaguar me shumë qetësi dhe diplomaci.

Kjo ndodhi është diskutuar mes Fermerëve dhe një pjesë e kanë konsideruar veprimin e Rigelsës si të nxituar.

Rigelsa ka reflektuar pas diskutimit dhe i ka kërkuar falje me një përqafim Elsës.

Me një përqafim, kanë bërë paqe pas debatit.

Linku:https://www.instagram.com/p/C5OLci-sSpd/

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/fermavip.al/