Etika kapitaliste në kohën e Ramazanit!

The post d first on INA ONLINE.Etika kapitaliste në kohën e Ramazanit! appeare Sunaj Rahimi Thuhet se kapitalizmi është një sistem ekonomiko- shoqëror që hovshëm e zhvillon ekonominë përmes tregut të lirë, ofertës-kërkesës dhe konkurrencës. Por, ai njëkohësisht është edhe një sistem i pamëshirshëm, johuman e joetik, sepse për realizimin e profitit sa më të madh, nuk zgjedh mjet e mënyrë! Muaji i Ramazanit të cilin po e […] The post Etika kapitaliste në kohën e Ramazanit! appeared first on INA ONLINE.

Etika kapitaliste në kohën e Ramazanit!

The post d first on INA ONLINE.Etika kapitaliste në kohën e Ramazanit! appeare

Sunaj Rahimi

Thuhet se kapitalizmi është një sistem ekonomiko- shoqëror që hovshëm e zhvillon ekonominë përmes tregut të lirë, ofertës-kërkesës dhe konkurrencës. Por, ai njëkohësisht është edhe një sistem i pamëshirshëm, johuman e joetik, sepse për realizimin e profitit sa më të madh, nuk zgjedh mjet e mënyrë! Muaji i Ramazanit të cilin po e jetojmë, megjithëse nuk ka asnjë pikë të përbashkët me logjikën e kapitalizmit, joetika kapitaliste ka arritur të futet edhe në mendjet e menaxherëve të shumë restoranteve tona. Kështu, këta të fundit, në vend se gjatë Ramazanit t’i ulin çmimet e menyve për iftarë, ata i kanë trefishuar çmimet pa asnjë sens! Tani shtrohet pyetja retorike: a është Ramazani muaji i mëshirës dhe solidaritetit, apo i fitimeve të mëdha dhe reklamave joetike të restoranteve të tilla! Këtyre afaristëve musliman, duhet t’ju shkojë mendja se ekzistojnë edhe agjërues të varfur, që vërtetë e meritojnë ta hanë një iftarë me familjarët e tyre, por ja që kushtet finansiare s’ua lejojnë këtë gjë! Apo ndoshta vetëmevete mendojnë: hajt se askush s’e vëren këtë gjë! Por, të mos harrojmë, edhe sikur vërtetë askush të mos e vërejë këtë punë… Zoti gjithmonë e vëren dhe e peshon atë!

The post Etika kapitaliste në kohën e Ramazanit! appeared first on INA ONLINE.