Fasule pllaqi në tavë, perfekte për ditët me shi

Shpëlajini mirë fasulet dhe lerini përgjatë natës në ujë që të zbuten. Mbushni një tenxhere me ujë, lëreni të ziejë dhe shtoni fasulet. Lëreni në zjarr për rreth 30 minuta dhe ruani një gotë ujë nga lëngu i tyre sepse do ju duhet për tavën. Ngrohni furrën në 180 gradë. Në një tenxhere hidhni vajin, […] The post Fasule pllaqi në tavë, perfekte për ditët me shi first appeared on Neps. The post Fasule pllaqi në tavë, perfekte për ditët me shi appeared first on Neps.

Fasule pllaqi në tavë, perfekte për ditët me shi

Shpëlajini mirë fasulet dhe lerini përgjatë natës në ujë që të zbuten.

Mbushni një tenxhere me ujë, lëreni të ziejë dhe shtoni fasulet. Lëreni në zjarr për rreth 30 minuta dhe ruani një gotë ujë nga lëngu i tyre sepse do ju duhet për tavën.

Ngrohni furrën në 180 gradë.

Në një tenxhere hidhni vajin, hudhrën, qepën, karotat, kripën, piperin e zi dhe paprikën. Kur qepa të jetë zbutur dhe të jetë bërë transparente, shtoni salcën, fasulet e kulluara, ujin e fasuleve dhe dafinën.

Lëreni të ziejë duke e trazuar.

Kur të ketë marrë pamjen e një mase, hidheni në tavë. Futeni në furrë për rreth 30 minuta, derisa fasulet të jenë zbutur.

Shërbejni me pak majdanoz të freskët.

The post Fasule pllaqi në tavë, perfekte për ditët me shi first appeared on Neps.

The post Fasule pllaqi në tavë, perfekte për ditët me shi appeared first on Neps.