Gjuha shqipe dhe obligimet tona kombëtare!

The post d first on INA ONLINE.Gjuha shqipe dhe obligimet tona kombëtare! appeare Sunaj Raimi Para disa ditësh një politikan më tregoi se si me ligjin e ri qenka definu mbrojtja e përdorimit rigoroz e gjuhës maqedone në RMV. Po me statusin e gjuhës shqipe çka u bë? Me vite po na trumpetohet se ajo tanimë është zyrtarizuar plotësisht, megjithëse ne çdo ditë e shohim se kjo është […] The post Gjuha shqipe dhe obligimet tona kombëtare! appeared first on INA ONLINE.

Gjuha shqipe dhe obligimet tona kombëtare!

The post d first on INA ONLINE.Gjuha shqipe dhe obligimet tona kombëtare! appeare

Sunaj Raimi

Para disa ditësh një politikan më tregoi se si me ligjin e ri qenka definu mbrojtja e përdorimit rigoroz e gjuhës maqedone në RMV. Po me statusin e gjuhës shqipe çka u bë? Me vite po na trumpetohet se ajo tanimë është zyrtarizuar plotësisht, megjithëse ne çdo ditë e shohim se kjo është veç një gënjeshtër e paskrupulltë. Sepse thuajse të gjitha dokumentet që na jepen nga spitalet, regjistri qendror, postat, formularët, tatimet, faturat e celularëve, emërtimet e institucioneve, tabelat orientuese etj, ato vazhdojnë të shkruhen vetëm në gjuhën maqedone! Edhe nëse ndonjë tabelë orientuese është në dy gjuhë, emërtimi shqip është fshirë me spray! Kush është fajtor për këtë përdhosje të gjuhës tonë? Përgjigja e parë do të ishte – politikanët shqiptarë, sepse me mandatin e besuar nga populli këta kanë obligim moral e kombëtar që gjuhën tonë ta mbrojnë dhe avancojnë pa asnjë kusht e kompromis. Meqenëse, nga kjo çështje burojnë edhe të gjitha të drejtat dhe mundësitë tona tjera. Mirëpo, përdorimi dhe mbrojtja e gjuhës shqipe është një obligim moral e kombëtar i çdonjerit prej nesh, e jo vetëm i politikanëve. Ajo duhet mbrojtur njësoj si nga profesori, gjykatësi, inxhinieri, ashtu edhe nga administratori, kubiznesmeni e kleriku, sepse mu kjo na definon neve se kush jemi! Fatkeqësisht, unë njoh njerëz që janë faktorë dhe udhëheqës nëpër institucione të ndryshme, por që për shkak të “kulturës internacionale” asnjëherë nuk reagojnë kur injorohet gjuha jonë. Ne asnjëherë nuk duhet të harrojmë se kauzën shqiptare duhet ta mbrojë çdokush prej neve, në çdo kohë e moment, në çdo vend e kuvend. Gjatë bisedave me studentët për këto tema, unë gjithmonë ju kam thënë se qëllimi i arsimimit i ka dy funksione bazike: njëri është transparent e tjetri latent. I pari na ndihmon si ta punojmë profesionin me nderë, kurse i dyti na mëson që ta duam gjuhën tonë me shpirt e zemër. Sipas meje, zbatimi i këtij postulati krejtve do të na bënte më krenar që jemi shqiptarë!

The post Gjuha shqipe dhe obligimet tona kombëtare! appeared first on INA ONLINE.