Gliko shalqiri

Qëroni pjesën e jashtme jeshile tw shalqirit, priteni pjesën e bardhë në copa 1 centimetër të trashë. Futini copat e shalqirit në tenxhere dhe ziejini për 10 minuta. Ndërroni ujin e nxehtë me ujë të ftohtë dhe ziejini përsëri për 10 minuta. Pastaj futni copat në tenxhere me ujë të ftohtë dhe i ndërroni ujin […] The post Gliko shalqiri first appeared on Neps. The post Gliko shalqiri appeared first on Neps.

Gliko shalqiri

Qëroni pjesën e jashtme jeshile tw shalqirit, priteni pjesën e bardhë në copa 1 centimetër të trashë. Futini copat e shalqirit në tenxhere dhe ziejini për 10 minuta.

Ndërroni ujin e nxehtë me ujë të ftohtë dhe ziejini përsëri për 10 minuta.

Pastaj futni copat në tenxhere me ujë të ftohtë dhe i ndërroni ujin 6 – 8 herë për 24 orë.

Për një kilogram shalqi duhen 1 kilogram sheqer kaf, ose sipas dëshirës. Në tenxhere hidhet sheqeri dhe ujë sa të mbulojë nivelin e sheqerit.

Ziejeni deri sa të keni shërbetin e trashë e pastaj hidhen copat e shalqirit.

Më pas shtohet edhe vanilja dhe 2 limonat e shtrydhur. Ziejeni edhe për 20 minuta dhe fikeni zjarrin.

Hiqni shkumën dhe mbuloni tenxheren me napë deri sa të ftohet. Ruajeni në frigorifer dhe servireni të ftohtë

The post Gliko shalqiri first appeared on Neps.

The post Gliko shalqiri appeared first on Neps.