Grupi parlamentar i PD publikon raportin për mandatin e Olta Xhaçkës, të dërgohet në Kushtetuese dhe të konstatrohet… 

Grupi Parlamentar i PD ka publikuar këtë të mërkurë raportin që do t’i paraqesë parlamentit të enjten në lidhje me mandatin e deputetes Olta Xhaçka.  Grupi parlamentar i PD kërkon dërgimin e çështjes në Kushtetuese në mënyrë që të konstatohet papajtueshmëria e mandatit të deputetes Olta Xhaçka.  “Dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese për të […]

Grupi parlamentar i PD publikon raportin për mandatin e Olta Xhaçkës, të dërgohet në Kushtetuese dhe të konstatrohet… 

Grupi Parlamentar i PD ka publikuar këtë të mërkurë raportin që do t’i paraqesë parlamentit të enjten në lidhje me mandatin e deputetes Olta Xhaçka. 

Grupi parlamentar i PD kërkon dërgimin e çështjes në Kushtetuese në mënyrë që të konstatohet papajtueshmëria e mandatit të deputetes Olta Xhaçka. 

“Dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese për të konstatuar papajtueshmërinë me mandatin e deputetes znj. Olta Xhacka, sipas Mocionit të paraqitur nga 1/10 e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë”, thuhet në raportin e deputetëve të PD. 

Sipas PD, deputetja e PS dhe ish-ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhacka ndodhet në kushtet e papajtueshmërisë,  pasi shoqëria “AG.TCC” sh.p.k., e cila ndodhet në pronësi të bashkëshortit të saj, Artan Gaci, ka përfituar të drejta pasurore mbi pasurinë e shtetit. 

“Konkretisht, si rezultat i përdorimit të brigjeve të detit, e cila përbën pasuri shtetërore, për instalimin e stacioneve te plazhit ne fshatin Gjileke, Himarë, shoqëria “AG.TCC” sh.p.k., në bashkëpronësi të bashkëshortit dhe të deputetes Xhaçka, do te siguroje te ardhura, çka përbën qartazi një veprimtari fitimprurëse që buron nga pasuria e shtetit”,-thuhet në raport.