Hamiti: Po t’u besosh sondazheve të stisura del që kosovarët janë të kënaqur me sanksionet që po i vuajmë

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK’së, Muhamet Hamiti ka thënë se qeverisja e dështuar e VV-së, po bëjnë sondazhe të paguara e të stisura për qejfin  e vet. A tha se është zor për ta besuar  që qytetarët janë të kënaqur me pasojat e sanksioneve ndërkombëtare dhe pranimin e “Zajednicës”. “Qeverisjen e dështuar të […]

Hamiti: Po t’u besosh sondazheve të stisura del që kosovarët janë të kënaqur me sanksionet që po i vuajmë
hamiti:-po-t’u-besosh-sondazheve-te-stisura-del-qe-kosovaret-jane-te-kenaqur-me-sanksionet-qe-po-i-vuajme

hamiti:-po-t’u-besosh-sondazheve-te-stisura-del-qe-kosovaret-jane-te-kenaqur-me-sanksionet-qe-po-i-vuajme

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK’së, Muhamet Hamiti ka thënë se qeverisja e dështuar e VV-së, po bëjnë sondazhe të paguara e të stisura për qejfin  e vet.

A tha se është zor për ta besuar  që qytetarët janë të kënaqur me pasojat e sanksioneve ndërkombëtare dhe pranimin e “Zajednicës”.

“Qeverisjen e dështuar të Vetëvendosjes po ua ëmbëlsojnë militantëve me rezultate të sondazhit të paguar e të stisur për qejfin e vet. Zgjedhjet vijnë!  Po t’u besosh sondazheve të stisura del që kosovarët janë të kënaqur me pasojat e sanksioneve ndërkombëtare që po i vuajmë falë Qeverisë Kurti. Të kënaqur që i kemi punët më keq tash. Të kënaqur që Albin Kurti e ka pranuar draft-statutin e “Zajednicës”, më saktë autonominë politike-territoriale për serbët. Zor me e besue!”, ka shkruar ai.