Haradinaj njofton për aderimin e ri, profesori universitar merr udhëheqjen e degës në Shtime

Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), sot i është bashkuar profesori universitar me përvojë të gjatë akademike, Mensur Neziri. Kështu ka bërë të ditur kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook. “Sot, Aleancës i bashkohet edhe z. Mensur Neziri – profesor universitar e me një përvojë të gjatë […]

Haradinaj njofton për aderimin e ri, profesori universitar merr udhëheqjen e degës në Shtime
haradinaj-njofton-per-aderimin-e-ri,-profesori-universitar-merr-udheheqjen-e-deges-ne-shtime

haradinaj-njofton-per-aderimin-e-ri,-profesori-universitar-merr-udheheqjen-e-deges-ne-shtime

Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), sot i është bashkuar profesori universitar me përvojë të gjatë akademike, Mensur Neziri.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Sot, Aleancës i bashkohet edhe z. Mensur Neziri – profesor universitar e me një përvojë të gjatë institucionale dhe akademike. Gjithashtu, nga sot, z. Neziri merr besimin për të udhëhequr me degën e Aleancës në qytetin e Shtimes. Me përvojën e tij të dëshmuar, Profesor Neziri do të jetë një alternativë serioze për qytetarët e Shtimes drejt avancimit të mirëqenies së përgjithshme dhe zhvillimit”, ka thënë Haradinaj.

Postimi i plotë:

Vizioni i Aleancës për një shtet të sigurtë e të zhvilluar ekonomikisht po merr mbështetje anekënd vendit. Koalicioni i prirë nga Aleanca po dëshmohet si forcë serioze politike për t’i sjellë Kosovës ndryshimin e nevojshëm. Në këtë rrugëtim për shtetin, na janë bashkuar shumë njerëz me vlera, profesionistë të dëshmuar në shumë fusha.

Sot, Aleancës i bashkohet edhe z. Mensur Neziri – profesor universitar e me një përvojë të gjatë institucionale dhe akademike. Gjithashtu, nga sot, z. Neziri merr besimin për të udhëhequr me degën e Aleancës në qytetin e Shtimes. Me përvojën e tij të dëshmuar, Profesor Neziri do të jetë një alternativë serioze për qytetarët e Shtimes drejt avancimit të mirëqenies së përgjithshme dhe zhvillimit.

Suksese në rrugën tuaj të re Profesor Mensur Neziri. Bashkë për Aleancën dhe shtetin!