Haziri: Qeveria ‘Kurti’ dy hapa mbrapa e ka kthyer Kosovën me dinarin, kjo çështje mbyllet me propozimin e BE-së

Për takimet e vazhdueshme në Bruksel për çështjen e dinarit ka folur për Front Online ish-negociatori për dialog, Lutfi Haziri. Haziri vlerëson se Qeveria ‘Kurti’ dy hapa mbrapa i ka shkaktuar Kosovës lidhur më çështjen e dinarit.  “Rezultati është në pritje, Qeveria dhe mënyra se si ka negociuar Kosovës i ka shkaktuar si gjithmonë qysh ndodh në […]

Haziri: Qeveria ‘Kurti’ dy hapa mbrapa e ka kthyer Kosovën me dinarin, kjo çështje mbyllet me propozimin e BE-së
haziri:-qeveria-‘kurti’-dy-hapa-mbrapa-e-ka-kthyer-kosoven-me-dinarin,-kjo-ceshtje-mbyllet-me-propozimin-e-be-se

haziri:-qeveria-‘kurti’-dy-hapa-mbrapa-e-ka-kthyer-kosoven-me-dinarin,-kjo-ceshtje-mbyllet-me-propozimin-e-be-se


Për takimet e vazhdueshme në Bruksel për çështjen e dinarit ka folur për Front Online ish-negociatori për dialog, Lutfi Haziri.

Haziri vlerëson se Qeveria ‘Kurti’ dy hapa mbrapa i ka shkaktuar Kosovës lidhur më çështjen e dinarit.

 “Rezultati është në pritje, Qeveria dhe mënyra se si ka negociuar Kosovës i ka shkaktuar si gjithmonë qysh ndodh në fund dy hapa mbrapa në këtë çështjen e dinarit”, deklaron Haziri.

Haziri ka treguar dy hapat që sipas tij Kosovën e kanë kthyer mbrapa.

“E para është që nga kundërshtimi dhe dinari me institucionet e organeve Kushtetuese janë të pavarura dhe nuk mund t’i ndryshoj askush e ka bërë çështje dhe agjendë të negociatave. Hapi i dytë është që nuk po diskutohet çështja e rregullores së BQK-së por një medotalitet i mesëm i pranuar për Kosovën dhe Serbinë tani nuk ka rëndësi asgjë tjetër por pritët të zbardhët se cili është ky opsioni i mesëm i atribuohet ndërmjetësit ndërkombëtarë”, thekson Haziri.

Ai thotë se takimet pritën të mbyllën me propozimin e BE-së.

“Është bërë agjendë e negociatave edhe pse është thënë jo dhe nuk buron opsioni nga rregullorja e BQK por nga propozimi i ndërmjetësit ndërkombëtarë është menaxhim i kohës e jo diçka tjetër. Pasi kemi dy hapa mbrapa nëse shihen se si Kosova ka negociuar dhe pozicionet e saja pritët që çështja të mbyllët sipas propozimit të ndërmjetësit ndërkombëtar”, shprehët Haziri për Front Online.