Hisen Berisha: Kjo Qeveri po i vendos njollë të zezë Kosovës në hartën e Evropës, nga Serbia pritet luftë hibride

Një deklaratë e zv.kryeministrit Besnik Bislimi lidhur me luftën në Kosovë e ka bërë të reagoj ish-komandantin e UÇK-së në Koshare, Hisen Berishën. Berisha, njëherësh deputet i PDK-së, deklaron për Front Online se pushteti aktual duhet të flasë për zhvillime ekonomike, e jo për luftë. Ai thotë se rritja e kapaciteteve ushtarake për mbrojtjen e […]

Hisen Berisha: Kjo Qeveri po i vendos njollë të zezë Kosovës në hartën e Evropës, nga Serbia pritet luftë hibride
hisen-berisha:-kjo-qeveri-po-i-vendos-njolle-te-zeze-kosoves-ne-harten-e-evropes,-nga-serbia-pritet-lufte-hibride

hisen-berisha:-kjo-qeveri-po-i-vendos-njolle-te-zeze-kosoves-ne-harten-e-evropes,-nga-serbia-pritet-lufte-hibride

Një deklaratë e zv.kryeministrit Besnik Bislimi lidhur me luftën në Kosovë e ka bërë të reagoj ish-komandantin e UÇK-së në Koshare, Hisen Berishën.

Berisha, njëherësh deputet i PDK-së, deklaron për Front Online se pushteti aktual duhet të flasë për zhvillime ekonomike, e jo për luftë.

Ai thotë se rritja e kapaciteteve ushtarake për mbrojtjen e sigurisë duhet të jetë temë diskutimi.

“Qeveria duhet të flasë për zhvillimin ekonomik dhe rritjen e kapaciteteve ushtarake për mbrojtjen dhe sigurinë, si dhe për ngritje të  gatishmërisë luftarake nëse ka sinjale, dhe jo të flasë për luftë. Një qeveri e përgjegjshme përgatitet gjithmonë për luftë, e ngrit dhe siguron sigurinë e saj, por nuk flasin për luftë”, tha Berisha.

Në rastin e parë që i jepet mundësia nga Serbia pritët luftë hibride, thotë Hiseni.

Deputeti i PDK-së thotë se shteti serb që nga ’99 ka bërë luftë hibride në shtetin kosovar.

“Nga Serbia, pritet gjithmonë luftë hibride dhe jo vetëm, por edhe konvencionale, në rastin e parë historik dhe politik që do t’i jepet. Serbia ka vazhduar të bëjë luftë hibride në Kosovë që nga çlirimi në vitin 1999, duke filluar me organizimin e “Rojeve të Urës” deri te rasti i “Banjskës”, theksoi deputeti Berisha.

Deklaratat për luftën janë mekanizëm për t’i udhëhequr e sunduar më lehtë qytetarët, vlerëson Berisha.

Deputeti Berisha thotë se raportet e dy organizatave ndërkombëtare flasin për pushtetin aktual.

“Propaganda si mjet linçues, paranojat, edhe frikësimi i qytetarëve janë mekanizëm i mbajtjes nën kontroll të emocioneve të qytetarëve, bashkë me varfërimin si doktrinë, dhe varësia sociale, si mekanizëm i regjimeve të majta e totalitare, për ti udhëhequr/sunduar më lehtë. Se me çfarë qeverisje kemi të bëjmë, flasin raportet ndërkombëtare për Kosovën, si ai i Freedom House, e në veçanti ai i Departamentit të Shtetit të SHBA”.

Berisha vlerëson se me qeverisjen aktuale po bëhet njollë e zezë Kosova në hartën e Evropës.

“A nuk e vëren kjo qeveri se me veprimet e tyre, po e bëjnë Kosovën një njollë të zeze në hartën e Evropës?!”, përfundoi Berisha për Front Online.