I ati u nda nga jeta, Sara Gjordeni reagon pas lajmit të hidhur

Sara Gjordeni ka pasur një periudhë super të vështirë pas daljes nga Big Brother Vip. Ajo është përballur me një sërë sulmesh si për romancën me Bardhin dhe për jetën e saj familjare. E së fundmi ajo është përballur me lajmin e trishtë të humbjes së të atit. Babai i saj është ndarë nga jeta […]

I ati u nda nga jeta, Sara Gjordeni reagon pas lajmit të hidhur

Sara Gjordeni ka pasur një periudhë super të vështirë pas daljes nga Big Brother Vip. Ajo është përballur me një sërë sulmesh si për romancën me Bardhin dhe për jetën e saj familjare.

E së fundmi ajo është përballur me lajmin e trishtë të humbjes së të atit. Babai i saj është ndarë nga jeta e duket se një pjesë e ndjekësve nuk janë treguar njerëzor me Sarën as në një moment të tillë.

Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale Sara ka reaguar:

“Dy fjalë për dashamirësit e mi përpara se të marr kohën time për tu qetësuar: Artur Gjordeni vuante prej mëse 20 vitesh nga një sëmundje e pashërueshme e stomakut. Këtë mund ta konfirmojë
lehtësisht çdo mjek i mundshëm i spitalit rajonal Berat pasi aty kurohej prej me shumë se dy dekadash rregullisht. Nëse nuk keni informacione mbi shkakun e tij të vdekjes, mos hidhni akuza absurde.
Shkaku i tij i vdekjes ishte demtimi i parikuperueshëm i stomakut dhe mëlçisë. Të afërmit e tij e prisnin këtë ditë prej muajsh…
Vërtetë ai nuk bëri asnjë përpjekje 27 vjet të ishte pranë meje, por ndarja e tij nga jeta duhet respektuar si nga Unë, ashtu edhe ju!
Për ata që hedhin vrer edhe në një ditë të tillë kaq delikate, kam vetëm dy fjalë nga shpirti:
Ju dalshin hakat e mia aty ku ju dhemb më shumë! Hallet e mia ju rafshin që nesër mbi kokë që vendosni të ma shtoni dhimbjen me akuza dhe ofendime!
Sara ka publikuar edhe një foto të Whats App teksa i jati nuk i është përgjigjur telefonatēs dhe shkruan;” Qofsh me Zotin Art”.

Linku:https://www.instagram.com/saragjordeni/

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/saragjordeni/