Ilir Ikonomi, fituesi i Çmimit ‘Lumo Skëndo’ me ‘Apostulli-n’

The post d first on INA ONLINE.Ilir Ikonomi, fituesi i Çmimit ‘Lumo Skëndo’ me ‘Apostulli-n’ appeare U mbajt këtë mesditë ceremonia e ndarjes së çmimeve “Lumo Skëndo”, ku si vepra më e mirë në publicistikë dhe eseistikë u përzgjodh “Fan Noli- Apostull” i gazetarit e studiuesit Ilir Ikonomi. Ilir Ikonomi është fituesi i Çmimit “Lumo Skëndo” për vitin 2023. Vlerësimi për veprën më të mirë në publicistikën dhe eseistikën shqiptare iu […] The post Ilir Ikonomi, fituesi i Çmimit ‘Lumo Skëndo’ me ‘Apostulli-n’ appeared first on INA ONLINE.

Ilir Ikonomi, fituesi i Çmimit ‘Lumo Skëndo’ me ‘Apostulli-n’

The post d first on INA ONLINE.Ilir Ikonomi, fituesi i Çmimit ‘Lumo Skëndo’ me ‘Apostulli-n’ appeare

U mbajt këtë mesditë ceremonia e ndarjes së çmimeve “Lumo Skëndo”, ku si vepra më e mirë në publicistikë dhe eseistikë u përzgjodh “Fan Noli- Apostull” i gazetarit e studiuesit Ilir Ikonomi.

Ilir Ikonomi është fituesi i Çmimit “Lumo Skëndo” për vitin 2023. Vlerësimi për veprën më të mirë në publicistikën dhe eseistikën shqiptare iu dorëzua gjatë ceremonisë së mbajtur sot nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, ku të pranishëm ishin figura të letërsisë por edhe përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Mes 10 kandidaturash, juria e kryesuar nga Arlinda Dudaj përzgjodhi librin “Fan Noli -Apostull” të studiuesit e gazetarit, me motivacionin “Për trajtesën me objektivitet dhe profesionalizëm të jetës dhe veprës së personalitetit të shquar të kombit Fan S. Noli, duke dhënë gjithashtu një mesazh të rëndësishëm sesi studimi i historisë dhe kulturës së të shkuarës, na ndihmon për të kuptuar të tashmen e të ardhmen”.
Pasi mori ccmimin Ikonomi rrëfeu edhe disa detaje të miqësisë së shkurtër që ka zbuluar përgjatë studimit të tij mes Fan Nolit dhe Mit’hat Frasherit.

“Jam shumë i gëzuar që marr sidomos çmimin “Lumo Skëndo”. I madhi Lumo Skëndo, për të cilin unë gjithashtu kam zbuluar detaje të një miqësie të shkurtër me Fan Nolin. Në vitin 1921 Fan Noli ishte përfaqësues i Shqipërisë në Gjenevë. Dhe, Mit’hat Frashëri urdhërohet që të shkojë në Gjenevë dhe të ndihojë Fan Nolin sepse çështja e kufirit u transferua në Lidhjen e Kombeve. Ishte data 1 shtator e vitit 1921 kur shkuan në zyrin e lordit Arthur Balfour, ish-kryeministri i Britanisë. Hapet dera hynë të dy dhe i thanë duam që ju anglezët të na ndihmoni me ccështjen e kufirit se kjo arriti kulmin , srbët dhe grekët nuk njohin kufirin. Po thotë ai “unë jam asnjanës, pse duhet t’ju ndihmoj juve shqiptarëve?”. Dhe Noli me Frashërin i përgjigjen: Sepse ju jeni fuqi e madhe dhe duhet të na ndihmoni dhe ne kemi të drejtë”, tregon Ilir Ikonomi, studiues e gazetar.

The post Ilir Ikonomi, fituesi i Çmimit ‘Lumo Skëndo’ me ‘Apostulli-n’ appeared first on INA ONLINE.