Ilir Meta: Qëllimi i PL-së, të çlirojë administratën nga korrupsioni

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka folur për 5 prioritetet e kësaj force politike në mbledhjen e kryesisë të zhvilluar pasditen e sotme. Meta deklaroi se administratat në vendin tonë janë mbuluar nga korrupsioni, ndërsa shtoi se përmes tyre po vidhen miliarda euro. Ai u shpreh se 500 raste nepotizmi janë regjistruar në […]

Ilir Meta: Qëllimi i PL-së, të çlirojë administratën nga korrupsioni

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka folur për 5 prioritetet e kësaj force politike në mbledhjen e kryesisë të zhvilluar pasditen e sotme.

Meta deklaroi se administratat në vendin tonë janë mbuluar nga korrupsioni, ndërsa shtoi se përmes tyre po vidhen miliarda euro.

Ai u shpreh se 500 raste nepotizmi janë regjistruar në dogana e tatime, duke e cilësuar si një katastrofë, ndërsa shtoi se një nga prioritetet e PL-së, është të vendosë stabilitet dhe të kthejë Shqipërinë në fuqi eksportuese.

“Kënaqësi të zhvillojmë këtë mbledhje të dytë në zbatim të vendimeve të Konventës së PL-së. Ka shpërthyer një krijimtari e paparë për të bërë të prekshëm secilin prej 5 prioriteteve që ka të bëjë me sigurinë e të ardhmen e të gjithëve në këtë vend. Të gjithë e dimë se dhe bebeja porsa lind, nuk ka vetëm atë 50 mijë lekëshin, por ka 4 mijë e 600 euro nga Rilindja për të paguar, që është dyfishi para se të vinte Rilindja në pushtet. “Qëllimi final i programit tonë, Shqipëria fuqi eksportuese. Në mënyrë që ne të mbështetim në gjithçka, të çlirojmë administratën nga korrupsion e sidomos nga nepotizmi. 500 raste nepotizmi në dogana e tatime. Mendojeni se çfarë katastrofe është, sesi vidhen miliarda euro.  Në mënyrë që të investohet fuqishëm për kualifikimin e fuqisë punëtore dhe përjashtimin e mjeteve e prodhimit nga detyrimet fiskale, pra gjithçka për ta kthyer vendin në fuqi eksportuese”, tha Meta.