Infektologu Hamdi Ramadani tregon rrezikun nga pickimi i rriqrave

Për pasojat dhe simptomat nga pickimi i rriqrave është prononcuar për Front Online, infektologu Hamdi Ramadani. Ramadani ka thënë se shfaqja e rriqrave shfaqet gjatë muajve maj, qershor e korrik.  “Paraqitja e kësaj sëmundje është infektive-akute. Ju e dini se këto rriqra shfaqën në ambiente të jashtme dhe shfaqën në temperatura të larta, në muajin maj, […]

Infektologu Hamdi Ramadani tregon rrezikun nga pickimi i rriqrave
infektologu-hamdi-ramadani-tregon-rrezikun-nga-pickimi-i-rriqrave

infektologu-hamdi-ramadani-tregon-rrezikun-nga-pickimi-i-rriqrave


Për pasojat dhe simptomat nga pickimi i rriqrave është prononcuar për Front Online, infektologu Hamdi Ramadani.

Ramadani ka thënë se shfaqja e rriqrave shfaqet gjatë muajve maj, qershor e korrik.

 “Paraqitja e kësaj sëmundje është infektive-akute. Ju e dini se këto rriqra shfaqën në ambiente të jashtme dhe shfaqën në temperatura të larta, në muajin maj, qershor dhe korrik. Këto kanë dy karakteristika: edhe pse e thumbon personin në fjalë, ato nuk paraqesin ndonjë rrezik, përveç asaj se e lëndojnë lëkuren, edhe aty personi që është pickuar duhet ta bëjë menjëherë pastrimin e lëkurës dhe kjo bëhet në vende të ekspozuara në duar, këmbë, qafë dhe duhet bërë dezinfektimi i tyre”.

Infektologu Ramadani në detaje ka treguar se çfarë i ndodh trupit kur pickohet nga rriqra.

Këto janë simptomat që kërkojnë shërim të menjëhershëm.

“Në kokën e tyre përmbajnë viruse të ndryshme, që në mjekësi quhen Ethe Hemorragjike, ato e bartin virusin në organizmin e tyre dhe kur ato e pickojnë personin, ajo përveç se e lëndon lëkurën, ajo futet thellë në lëkurën e personit dhe bën thithjen e gjakut, dhe ai virus hynë në gjakun e personit dhe ai përhapet në organet tjera dhe në këto quhet edhe rriqra infektuese. Shfaqen simptoma të përgjithshme, si ethe, temperatura, dhe pas disa dite shfaqën edhe simptoma tjera si gjakderdhje nga hunda, nga organet gjenitale, e cila në këto situata duhet të intervenohet shpejtë, sepse sa më shpejt intervenohet, aq më shpejtë është shërimi”.

Me rritjen e temperaturave, është rritur edhe mundësia që rriqrat të jenë bartëse të virusit që shkakton ethe hemorragjike.

Prej vitit 2002, nga ethet hemorragjike në Kosovë kanë vdekur 18 persona vetëm në komunën e Malishevës.