Ish koloneli i FSK-së: Vuçiq paralajmëroi se në maj do të ndodhë diçka – s’do të kenë sukses në Kosovë

Ish koloneli i FSK-së, Afrim Veseli, ka folur për kërcënimet e Serbisë ndaj Kosovës dhe paralajmërimet e ministrit Sveçla për sulme të mundshme nga Serbia.Ai thotë se Vuçiq ka paralajmëruar prej kohësh se në maj mund të ndodhë diçka. “Ka kohë më paralajmërimet e Vuçiqit që në muajin maj do të ndodhë diçka, e edhe […]

Ish koloneli i FSK-së: Vuçiq paralajmëroi se në maj do të ndodhë diçka – s’do të kenë sukses në Kosovë
ish-koloneli-i-fsk-se:-vuciq-paralajmeroi-se-ne-maj-do-te-ndodhe-dicka-–-s’do-te-kene-sukses-ne-kosove

ish-koloneli-i-fsk-se:-vuciq-paralajmeroi-se-ne-maj-do-te-ndodhe-dicka-–-s’do-te-kene-sukses-ne-kosove

Ish koloneli i FSK-së, Afrim Veseli, ka folur për kërcënimet e Serbisë ndaj Kosovës dhe paralajmërimet e ministrit Sveçla për sulme të mundshme nga Serbia.Ai thotë se Vuçiq ka paralajmëruar prej kohësh se në maj mund të ndodhë diçka.

“Ka kohë më paralajmërimet e Vuçiqit që në muajin maj do të ndodhë diçka, e edhe takimet me Dodikun e kreun e kishës serbe së fundmi, janë në vazhdën e paralajmërimeve të tyre, se serbët nuk mund të jetojnë të barabartë me popujt e tjerë, pra as në Bosnje e as në Kosovë”, shprehet ai.

Veseli vlerëson se ata mendojnë se po i realizojnë përgatitjet e fundit për shpalljen e Konfederatës së tyre dhe do të ketë impakt për një incident serioz në veri të Kosovës, por gjasat janë të vogla se mund të kenë sukses.

“Ata mendojë se janë duke i realizuar përgatitjet e fundit për shpalljen e Konfederatës së tyre. Kjo padyshim do të ketë impakt serioz në sovranitetin e Bosnje Hercegovinës, Malit të Zi dhe mundësisë së ndonjë incidenti serioz në veri të atdheut tonë, edhe pse probaliteti është shumë i vogël, që ata të mund të kanë sukses në Kosovë. Pra Konfederata e shteteve Serbe”, deklaron ish koloneli Afrim Veseli/Blic/