Ish-Kyreinspektori i AKI’së: Qytetarët e Kosovës në Izrael dhe Lindje të Mesme të kthehen sa më shpejt në atdhe

Ish- kryeinspektori AKI-së, Burim Ramadani menjëherë pas nisjes së dronëve iranian drejt Izraelit u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që gjenden në Lindjen e Mesme të kthehen sa më shpejt në vend. “Institucionet e Kosovës të ndihmojnë kthimin e qytetarëve tanë nga ajo zonë”, ka shkruar ai ndër të tjera. Postimi i tij i […]

Ish-Kyreinspektori i AKI’së: Qytetarët e Kosovës në Izrael dhe Lindje të Mesme të kthehen sa më shpejt në atdhe
ish-kyreinspektori-i-aki’se:-qytetaret-e-kosoves-ne-izrael-dhe-lindje-te-mesme-te-kthehen-sa-me-shpejt-ne-atdhe

ish-kyreinspektori-i-aki’se:-qytetaret-e-kosoves-ne-izrael-dhe-lindje-te-mesme-te-kthehen-sa-me-shpejt-ne-atdhe

Ish- kryeinspektori AKI-së, Burim Ramadani menjëherë pas nisjes së dronëve iranian drejt Izraelit u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që gjenden në Lindjen e Mesme të kthehen sa më shpejt në vend.

“Institucionet e Kosovës të ndihmojnë kthimin e qytetarëve tanë nga ajo zonë”, ka shkruar ai ndër të tjera.

Postimi i tij i plotë:

Sulmi tashmë i filluar me dhjetëra dronë nga Irani kundër Izraelit po hap një kapitull të rëndë në sigurinë globale.
Dështimi i Iranit bashkë me boshtin e së keqes (Iran + Rusi + Kinë + Koreja e Veriut + Serbi + Venezuelë) është domosdoshmëria e botës moderne.
Demokracia përballë diktaturës e autokracisë në botë.
Qytetarët e Kosovës në Lindje të Mesme, veçanërisht në Izrael të strehohen fillimisht në vende të sigurta dhe sa më shpejtë të gjejnë mënyrat për t’u kthyer në atdhe.
Institucionet e Kosovës të ndihmojnë kthimin e qytetarëve tanë nga ajo zonë.