Juli dhe Egla eskalojnë në debat gati përfundojnë në përplasje fizike

Një situatë aspak e këndshme është zhvilluar në “Big Brother VIP Albania”. Dy banorët e kësaj shtëpie Egla dhe Juli kanë eskaluar në debat, sa që për pak kanë përfunduar në përplasje fizike, shkruan lajmi.net. Egla ia ka përmendur Julit vajzën e tij dhe ai në një moment i është turrur asaj ku Romeo i…

Juli dhe Egla eskalojnë në debat gati përfundojnë në përplasje fizike

Një situatë aspak e këndshme është zhvilluar në “Big Brother VIP Albania”.

Dy banorët e kësaj shtëpie Egla dhe Juli kanë eskaluar në debat, sa që për pak kanë përfunduar në përplasje fizike, shkruan lajmi.net.

Egla ia ka përmendur Julit vajzën e tij dhe ai në një moment i është turrur asaj ku Romeo i ka qëndruar në mes duke qetësuar situatën.

“Projektoje tek vajza jote, të gjithë këtë që po më bën mua”, i është drejtuar Egla, Julit.

“Ej mos e përmend më, o njeri. Për çfarë po e përmend, do të më provokosh mua?”, ia ka kthyer Juli.

“Mos m’u afro”, ka vazhduar Egla.

“Çfarë problemi ke?”, i ka thënë Juli.

“Çfarë ke që nxehesh?”, ia ka kthyer Egla.

“Çfarë problemi ke ti me fëmijën tim?”, e ka pyetur Juli, Eglën.

“Të duket e ndyrë kjo që po bën me mua?”, është shprehur Egla.

Pas debatit banorja është përlotur dhe pranë saj ka qëndruar Heidi duke munduar ta qetësoj./Lajmi.net/