Kadrijaj e AAK-së: Kur po kërkojmë heqjen e masave, ata po na listojnë veprimet që duhet bërë Kosova

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, njëherit edhe anëtare në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë, thotë për FrontOnline se vendosja e masave nga BE-ja është shqetësuese dhe se sa here po kërkojnë heqjen e tyre pranë zyrtarëve evropian, ata po i listojnë veprimet që duhet bërë Kosova për heqjen e tyre. ‘’Është shqetësuese edhe […]

Kadrijaj e AAK-së: Kur po kërkojmë heqjen e masave, ata po na listojnë veprimet që duhet bërë Kosova
kadrijaj-e-aak-se:-kur-po-kerkojme-heqjen-e-masave,-ata-po-na-listojne-veprimet-qe-duhet-bere-kosova

kadrijaj-e-aak-se:-kur-po-kerkojme-heqjen-e-masave,-ata-po-na-listojne-veprimet-qe-duhet-bere-kosova


Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, njëherit edhe anëtare në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë, thotë për FrontOnline se vendosja e masave nga BE-ja është shqetësuese dhe se sa here po kërkojnë heqjen e tyre pranë zyrtarëve evropian, ata po i listojnë veprimet që duhet bërë Kosova për heqjen e tyre.

‘’Është shqetësuese edhe pse si opozitë me takimet që kemi me ndërkombëtarë, kërkojmë heqjen e këtyre masave edhe pse ata po na listojnë veprimet që duhet bërë Kosova në mënyrë që të hiqen këto masa’’ thotë ajo.

Deputetja Kadrijaj thotë se pas veprimit që ka ndodhur në Veri, edhe Serbia është dashur të sanksionohet nga BE-ja.

 ‘’Pas veprimit që ka ndodhur në shtator ku është centuar sovraniteti i Kosovës është dashur të sanskionohet edhe Serbia dhe është dashur të bëhet një hetim ndërkombëtar, por në anën tjetër Kosova po humbë miliona euro si shkak i këtyre masave. Tash kemi një paketë të BE-së për me përkrah Ballkanin perëndimor, por që Kosova nuk merr fonde aty’’, potencon ajo.

Tutje, deputetja e AAK-së për FrontOnline, thotë se janë diku 500 milon euro që Kosova humbi nga sanskionet e vendosura nga BE-ja.

‘’Janë diku 500 milion euro që Kosova ka humbur nga këto sanskione’’, deklaron ajo.

Ajo shton se masat e BE-së ndaj Kosovës, po ashtu ndikojnë edhe në rrugën e saj drejt integrimit evropian dhe se këto janë si pasojë e veprimeve të Qeverisë Kurti.

‘’Këto masa ndikojnë në rrugën e Kosovës në integrim evropian, unë mendoj se këto janë si pasojë e veprimeve të Kurtit për eskalim të situatës, deklaratave për eskalim të situatës dhe e veprimeve pa përkrahjen e aleatëve tanë’’ përfundon deputetja Kadrijaj për FrontOnline.