Katër raste të dhunës në familje brenda 24-orëve në Kosovë

4 raste të dhunës në familje janë regjistruar në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. Dy raste kanë ndodhur në Prishtinë. Në rastin e parë, një burrë ka raportuar se bashkëshortja e tij që jeton jashtë shtetit e ka kanosur atë përmes telefonit, ndërsa në rastin e dytë një grua ka raportuar se ka […]

Katër raste të dhunës në familje brenda 24-orëve në Kosovë
kater-raste-te-dhunes-ne-familje-brenda-24-oreve-ne-kosove

kater-raste-te-dhunes-ne-familje-brenda-24-oreve-ne-kosove

4 raste të dhunës në familje janë regjistruar në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Dy raste kanë ndodhur në Prishtinë.

Në rastin e parë, një burrë ka raportuar se bashkëshortja e tij që jeton jashtë shtetit e ka kanosur atë përmes telefonit, ndërsa në rastin e dytë një grua ka raportuar se ka pasur dhunë psiqike nga bashkëshorti i saj.

“Prishtinë 04.05.2024-18:30. Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se ish bashkëshortja e tij e dyshuara femër kosovare, e cila jeton jashtë shtetit e ka kanosur përmes telefonit . Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime.”

“Prishtinë 05.05.2024-18:40. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, ka pasur dhunë psiqike nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.”

Ndërkaq, në Rahovec është arrestuar një person pasi e ka ushtruar dhunë psiqike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij.

“Rahovec 05.05.2024-12:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një fjalosje të çastit ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj bashkëshortes se tij viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.”

Një rast tjetër që është inciuar si “Sulm” ka ndodhur në Mitrovicë të Veriut. Atje një person e ka sulmuar bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij.

“SULM- Mitrovicë Veri 04.05.2024-19:10. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që pas një mosmarrëveshje ka sulmuar bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij (djalë e vajzë) kosovar. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.”