KQZ konfirmon se iniciativa qytetare për ndërrimin e kryetarëve veriorë ka dështuar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka konfirmuar iniciativa qytetare për largimin e kryetarëve të komunave Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut ka dështuar. Këtë për Klankosova.tv e ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi i cili bëri të ditur se deri tek ky konstatim kanë ardhur duke u mbështetur në të dhënat […]

KQZ konfirmon se iniciativa qytetare për ndërrimin e kryetarëve veriorë ka dështuar
kqz-konfirmon-se-iniciativa-qytetare-per-nderrimin-e-kryetareve-veriore-ka-deshtuar

kqz-konfirmon-se-iniciativa-qytetare-per-nderrimin-e-kryetareve-veriore-ka-deshtuar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka konfirmuar iniciativa qytetare për largimin e kryetarëve të komunave Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut ka dështuar.

Këtë për Klankosova.tv e ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi i cili bëri të ditur se deri tek ky konstatim kanë ardhur duke u mbështetur në të dhënat e daljes së votuesve në këtë proces, ku nuk kanë votuar shumica e votuesve të regjistruar siç kërkohet me nenin 72 të Ligjit për Vetëqeversjen Lokale në Republikën e Kosovës, pra nuk është arritur 50% i domosdoshëm.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes konferencës për media bëri të ditur se, siç thuhet në deklaratë, përkundër sfidave, janë angazhuar maksimalisht dhe kanë ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për të organizuar procesin e votimit në këto komuna.