Krasniqi: Gjykatat penale kanë shkelur të drejtat dhe liritë elementare të njeriut të garantuara me Kushtetutë

Profesori universitar dhe njohësi i çështjeve Kushtetuese, Kolë Krasniqi duke folur për Front Online ka theksuar dy rastet që është shkelur Kushtetuta në Këshillin Gjyqësor. “Këshilli Gjyqësor i Kosovës gjatë viteve te fundit dy herë kishte vepruar në kundërshtim me rregullat Kushtetuese, gjatë procesit të përzgjedhjes së kryetarit të Gjykatës Supreme dhe atij të të […]

Krasniqi: Gjykatat penale kanë shkelur të drejtat dhe liritë elementare të njeriut të garantuara me Kushtetutë
krasniqi:-gjykatat-penale-kane-shkelur-te-drejtat-dhe-lirite-elementare-te-njeriut-te-garantuara-me-kushtetute

krasniqi:-gjykatat-penale-kane-shkelur-te-drejtat-dhe-lirite-elementare-te-njeriut-te-garantuara-me-kushtetute


Profesori universitar dhe njohësi i çështjeve Kushtetuese, Kolë Krasniqi duke folur për Front Online ka theksuar dy rastet që është shkelur Kushtetuta në Këshillin Gjyqësor.

“Këshilli Gjyqësor i Kosovës gjatë viteve te fundit dy herë kishte vepruar në kundërshtim me rregullat Kushtetuese, gjatë procesit të përzgjedhjes së kryetarit të Gjykatës Supreme dhe atij të të Apelit”, thotë Krasniqi.

Dy rastet e fundit që ka përmendur Krasniqi të Diana Krasniqit dhe rastin “Drenica2”, thotë se është shkelur e drejta dhe liria e njeriut e garantuar me Kushtetutë.

“Gjykatat penale kanë shkelur të drejtat dhe liritë elementare të njeriut të garantuara me Kushtetutë dhe konventa ndërkombëtare. Në rastin e njohur si “Drenica2”, Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se të akuzuarve u ishin shkelur të drejtat themelore kushtetuese qe garantojnë një gjykim të drejtë dhe të paanshëm. Në rastin e te ndjerës Diana Kastrati, Gjykata Kushtetuese gjeti se Gjykata Komunale në Prishtinë duke mos vepruar, ka bërë shkelje të detyrimeve kushtetuese sipas nenit 25 të Kushtetutës dhe nenit 2 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”, ka deklaruar Krasniqi.

Krejt këto shkelje të Kushtetutës që u cekën nga Krasniqi sjellin përgjegjësi penale e politike, sipas tij.

“Shkeljet e ngjashme te ligjit dhe të kushtetutës në vendet me demokraci të konsoliduar, detyrimisht sjellin përgjegjësi penale, politike – madje edhe trazime te ndryshme sociale”, është shprehur Krasniqi për Front Online.

Kushtetuta ka 14 kapituj dhe 162 nene. 9 prilli është zyrtarisht festë shtetërore në Kosovë që do të thotë se institucionet sot do ta kenë ditë pushimi./Front Online/