“Kumandanti”

The post d first on INA ONLINE.“Kumandanti” appeare shkruan: Agon Ukshini Padyshim që lufta e lavdishme e UÇK-së solli ndryshime të mëdha në Maqedoninë e Veriut, ndër to është edhe ngritja e dinjitetit dhe krenarisë së shqiptarit si qytetar të barabartë në këtë vend dhe jo i rendit të dytë apo tretë. Sigurisht meritat për këtë i mori “vëllai i madh” apo thënë […] The post “Kumandanti” appeared first on INA ONLINE.

“Kumandanti”

The post d first on INA ONLINE.“Kumandanti” appeare

shkruan: Agon Ukshini

Padyshim që lufta e lavdishme e UÇK-së solli ndryshime të mëdha në Maqedoninë e Veriut, ndër to është edhe ngritja e dinjitetit dhe krenarisë së shqiptarit si qytetar të barabartë në këtë vend dhe jo i rendit të dytë apo tretë.

Sigurisht meritat për këtë i mori “vëllai i madh” apo thënë ndryshe “kumandanti” suprem.

Në vazhdimësi dëgjojmë për përfaqësimin e shqiptarëve nëpër institucione, zyrtarizmin e gjuhës shqipe, punësimin e mijëra shqiptarëve, marrjen e disa pozitave kyçe në shtet dhe shumë gjëra të tjera.
Edhe për këto meritat i merr BDI në krye me “kumandantin”.

Është e çuditshme se si askush nuk po flet se si i humbëm ato vlera dhe dinjitet që e fituam me luftën e armatosur.
Dinjiteti shqiptarit është për tokë. Si vallë qenka për tokë, ja disa fakte: Përfaqësimi nëpër institucione me njerëz jo adekuat , por të pajisur me libreza partiake.

Shitja e vendeve te punës (sekret publik). Ka plotë të rinj që kanë paguar shuma parash në drejtim të “çlirimtarëve” për vende pune. Shëndetësia dhe kushtet e spitaleve në rajonet shqiptare janë në kushte mizore, shkollat shqipe nuk plotësojnë as kushtet elementare dhe vazhdimisht premtohet renovimi i tyre. Derisa ende kemi nxënës shqiptar që nuk mund të shkollohen në gjuhën shqipe – rasti me nxënësit e Idrizovës dhe Çashkës. Mos të flasim për shtetin e së drejtës ku besimi i qytetarëve është vetëm dy për qind. Pa i përmendur fare rastet e montuara politike në dëm të shqiptarëve, që si rezultat ka zbrazjen e vendeve tona nga ardhmëria e saj që është rinia.

Funksionarët shqiptarë janë bërë sinonim i korrupsionit, amoralitetit dhe shkatërrimit të çdo norme njerëzore dhe morale dhe të gjitha këto nën përkujdesjen dhe mbështetjen e “kumandantit”

Sot, rinia nuk po largohet vetëm për çështje financiare dhe për një pagë më të madhe. Por ata sot largohen edhe për një jetë më të mirë, ku përfshihet shteti funksional, shëndetësi e garantuar, arsim cilësor për fëmijët e tyre dhe kështu me radhë. Për ta ndaluar këtë bëjë thirrje që çdo qytetar i këtij vendi që e donë jetën, që e donë lirin e jo tiranin, mirëqenien e jo mizorinë, që e donë vendin e tij dhe ka dëshirë të jetoj dhe të vdesë ai dhe fëmijët e tij në vendlindje, ftoj ta dënoj me votë “kumandantin” e fatkeqësive të shqiptarëve dhe bashkëpunëtorët e tij.
Agon Ukshini

The post “Kumandanti” appeared first on INA ONLINE.