Kurti: Kemi hyrë në javën e 30-të nga sulmi në Banjskë dhe ende s’ka aktakuzë për Radoiçiqin

Lëvizja Vetëvendosje sot ka mbajtur mbledhjen e radhës së Këshillit të Përgjithshëm të saj. Kryetari i LVV-së njëherësh kryeministri Albin Kurt tha se as pas 30 javësh prej sulmit terrorist në Banjskë nuk ka aktakuzë ndaj organizatorit Milan Radoiçiq. “Sot po hyjmë në javën e 30-të prej sulmit në Banjskë nga kryekrimineli Milan Radojiçiç, por […]

Kurti: Kemi hyrë në javën e 30-të nga sulmi në Banjskë dhe ende s’ka aktakuzë për Radoiçiqin
kurti:-kemi-hyre-ne-javen-e-30-te-nga-sulmi-ne-banjske-dhe-ende-s’ka-aktakuze-per-radoiciqin

kurti:-kemi-hyre-ne-javen-e-30-te-nga-sulmi-ne-banjske-dhe-ende-s’ka-aktakuze-per-radoiciqin

Lëvizja Vetëvendosje sot ka mbajtur mbledhjen e radhës së Këshillit të Përgjithshëm të saj.

Kryetari i LVV-së njëherësh kryeministri Albin Kurt tha se as pas 30 javësh prej sulmit terrorist në Banjskë nuk ka aktakuzë ndaj organizatorit Milan Radoiçiq.

“Sot po hyjmë në javën e 30-të prej sulmit në Banjskë nga kryekrimineli Milan Radojiçiç, por ende nuk ka aktakuzë nga Prokuroria e Shtetit për sulmin terrorist që na vrau rreshterin dhe heroin Afrim Banjaku. Sulm për të cilin ai pranoi publikisht pjesëmarrjen dhe autorësinë. Edhe java e tretë po të ishte pa aktakuzë do të duhej të ishte problem se lere më java e 30-të në të cilën hyjmë sot”, tha ai.

Kurti pati edhe kritika për sistemin e drejtësisë në vend./RTV21