Kurtit i vjen përgjigjja nga Prokuroria Speciale pas kritikave: Punojmë përditë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kohë më parë kritikoi Prokurorinë Speciale rreth “mospunës” në rastet e krimeve të luftës. Këtyre kritikave i është përgjigjur Ilir Morina, prokuror special i Departamentit për Krime Lufte. Ai ka thënë se ky departament punon tërë ditën. “Ne punojmë për ditë, nuk është çështje që ne vetëm kur janë përvjetorët, […]

Kurtit i vjen përgjigjja nga Prokuroria Speciale pas kritikave: Punojmë përditë
kurtit-i-vjen-pergjigjja-nga-prokuroria-speciale-pas-kritikave:-punojme-perdite

kurtit-i-vjen-pergjigjja-nga-prokuroria-speciale-pas-kritikave:-punojme-perdite

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kohë më parë kritikoi Prokurorinë Speciale rreth “mospunës” në rastet e krimeve të luftës.

Këtyre kritikave i është përgjigjur Ilir Morina, prokuror special i Departamentit për Krime Lufte.

Ai ka thënë se ky departament punon tërë ditën.

“Ne punojmë për ditë, nuk është çështje që ne vetëm kur janë përvjetorët, ne duhet ta informojmë publikun. Nëse na përcillni ne punojmë vazhdimisht dhe kjo nuk ka të bëjë me pagën e prokurorëve, kjo është me vullnetin, me punën dhe profesionin që bëjmë ne që nuk është çështje e pagës prandaj nuk e di pse duhet të minimizohet i gjithë ky mund që po bëhet në këtë departament me një koment të atillë”, ka thënë Morina” – ka deklaruar Morina/RTD/